Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,643 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

10 Mendime mbi ndeshjen e pare te Interit te Mazzarrit.

10 Mendime mbi ndeshjen e pare te Interit te Mazzarrit.
Ardis
  • On 27/08/2013, 14:36
  1. Cfare fillimi i mire… Tre pike te rendesishme per te filluar ne menyren me te mire kete sezon. Per lojen e bukur, per spektaklin dhe per prezantimin e performancen bindese ne te ardhmen.
  2. Ndeshja ndryshoi ne pjesen e dyte kur Mazzari u bind se Palacio ne sulm ishte shume vetem dhe ka futur ne fushe Icardin. Kur me pas trajneri, ka zevendesuar Cambiasson dhe ka futur ne loje Kovacic ndeshja ka ndryshuar plotesisht.
  3. Ne pergjithesi, pavaresisht veshtiresive perpara portes, eshte pare nje Inter me shume i inkuadruar dhe me shume i kujdesshem ne krahasim me cfare kemi pare sezonin e kaluar. Me pak rrezik ne mbrojtje. Jo keq si fillim.
  4. Cambiasso ne fushe nuk shikohet dot. Fakti qe Mazzarri e konsideron ne qender te projektit te tij nuk eshte nje element pozitiv.
  5. Kovacic eshte perbindesh. Ky Inter nuk mundet dhe nuk duhet te beje pa nje lojtar si Mateo. Duhet te behet boshti i qendres qe lojes sone.
  6. Eshte e pabesueshme transformimi qe kane pesuar Alvarez dhe Jonathan, Jane vite drite larg nga dy lojtaret qe vitin e shkuar benin cdo gje gabim. Ehi Walter, thuaj te verteten, cfare u ke bere?
  7. Me lejoni qe te them dy fjale per Branca-n dhe te tjere bashkepunetore qe shpeshhere i kritikojme. Campagnaro dhe Icardi duken dy blerje te mira. Mbrojtesi, ka ardhur me parametra zero, eshte mire-integruar ne mekanizmat e mbrojtjes dhe me ka goditur siguria dhe serioziteti i tij. Ish bomberi i Sampdorias duhet akoma te permisohet por me duket nje sulmues zone i mire, pasardhesi i Militos mund te behet qetesisht ai.
  8. Kovacic, Icardi, Taider, Belfodil, Wallace. Gabohem apo ky ishte Interi qe donte Stramaccioni? Merkato e sakte ne momentin e gabuar (Mazzarri e ka deklaruar se preferon lojtare me eksperience perpara te rinjve).
  9. Ndjej se me dy-tre goditje ne merkato mund te jemi kompetitive. Ne rast se kthehet Eto`o, ne rast se vjen Fernando dhe ne fund te arrijme te marrim nje lojtar krahu (Van der Wiel me shume se Isla) mund te behemi kompetitive per vendin e trete.
  10. Pika e fundit behet fjale per rikthimin e Eto`o. Sipas meje marreveshje nuk do te behet. Per ceshtje ekonomike por edhe sepse dyshoj se Mourinho do ta lere te largohet nje lojtar si Eto`o. Mbase eshte e drejte edhe keshtu.
© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.