Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

994 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

10 skuadrat me te forta qe nuk kane fituar nje Champions: edhe nje Inter fenomenesh prezent

10 skuadrat me te forta qe nuk kane fituar nje Champions: edhe nje Inter fenomenesh prezent
Ardis
  • On 09/11/2018, 19:56

Skuadra fantastike, qe shume mire mund te kishin rishkruar librin e arte te Champions League dhe palmaires-in te shoqerive respektive, por qe ne fakt kane shkaktuar shume keqardhje tek tifozet e tyre per ate qe mund te ishin por perkundrazi nuk ishin kurre.

Four Four Two ka perpiluar klasifikimin e 10 skuadrave me te forta ne histori qe nuk kane fituar Champions League. Midis tyre, jane Arsenali i sezonit 2003-04, skuadra e Invicibles, Chelsea i Mourinho-s, por edhe Interi i sezonit 1998-99, ai i Ronaldo-s dhe Baggio-s. Ja dhe lista e plote:

ARSENAL 2003-2004

Nje skuader fantastike, ka hyre ne koleksionin imagjinar fale klasit te Henry dhe atij kampionati te fituar te Premier League pa humbur asnje ndeshje. Ne Champions League, ne fakt, gjerat do te shkojne ndryshe: humbje ne fazen e 1/4 ne derby-n kunder Chelsea-s djeg akoma.

CHELSEA 2004-2005

Pak me shume aty ne Londer, Chelsea i Mourinho-s. Gjynah qe ne gjysem finale nje tjeter derby anglez, ajo kunder Liverpool, ishte fatale per Blues: nje humbje qe krijon akoma shije te hidhur ne kujtimet e Special One.

JUVENTUS 1996-1997 | 1997-1998

Mbas finales se fituar ne Rome me penallti kunder Ajax, hapet, per Juventus-in, nje cikel humbjesh akoma te dhimshme per tifozet bardhezinj, qe do te humbasin dy finale njera mbas tjetres kunder Borussia Dortmund dhe Real Madrid.

ATLETICO MADRID 2013-2014 | 2014-2015

Diego Pablo Simeone ka shkuar dy here afer, per ti dhuruar Atletico Madrid-it kenaqesine e pare europiane. Gjynah sepse perballe tij, ne te dyja rastet, kishte Real Madrid. Ne menyre speciale finalja e humbur ne Lisbone me 2014 ne kohet shtese eshte akoma nje ankth qe nuk eshte larguar akoma.

VALENCIA 1999-2001

Me shume mundesi ajo skuader meritonte nje kenaqesi europiane, edhe pse ishte nje nga surprizat me te medha te fillim shekullit. Valencia ka arritur ne finale dy here rresht, duke e humbur te paren ne derby-n spanjoll kunder Real Madrid, me pas me penallti ne San Siro kunder Bayern Munich. Ne te dyja rastet trajner ishte Hector Cuper, me pas trajneri i Inter-it.

INTER 1998-1999

Pikerisht Interi eshte ne klasifikimin e Four Four Two, qe e konsideron skuadren e sezonit 1998-1999 si nje nga me te fortat qe nuk kane arritur te fitojne Champions League. Dhe te mendosh qe ne ate skuader ishin futbolliste si Ronaldo, Baggio, Simeone, Zanetti, Djorkaeff dhe Zamorano. Nje skuader qe, pavaresisht potencialitetit qe kishte, ka treguar shume pak.

BORUSSIA DORTMUND 2012-2013

Nje plage e hapur ne zemren e Jurgen Klopp dhe ne zemren e murit te verdhe te tifozeve te Borussia-s: ajo finale me 2013 ne Wembley e gjitha gjermane kunder Bayern Munich, ishte materializimi i ankthit me te keq te nje skuadre qe i shkoi shume afer arritjes madheshtore.

BARCELONA 1993-1996

Nje skuader me yje, e perbere nga shume kampione por qe, mbas trimfit te 1992 kunder Sampdoria-s, nuk arriti qe te konfirmoje vazhdimesine. Barcelona e Crujiff eshte nje keqardhjet me te medha te futbollit. Ajo finale e 94′ kunder Milan-it, e kishte ne dore, por qe nuk u realizua, sepse perballe saj kishte nje skuader qe me pas do te futej ne histori.

JUVENTUS 2014-deri me sot

Dy finale te humbura: me 2015 kunder Barcelone-s dhe me 2017 kunder Real Madrid. Juventus-i tashme fiton prej 7 vitesh ne Itali, por vazhdon te kerkoje afirmimin e tij europian. Ardhja e Cristiano Ronaldo-s eshte finalizuar per te prishur kete trend.

AJAX 1995-1997

Juventus-i macja e zeze. Mbas humbjes ne finalen e Rome-s, ai Ajax spektakolar i van Gaal, nje vit me vone eleminohet nga bardhezinjte, kesaj rradhe ne gjysemfinale, me humbje ne shifra totale 6-2. Mund te hapte nje cikel te denje te viteve 70′ alla Crujiff.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.