Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,080 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

10 skuadrat qe blene vellezerit vetem prej mbiemrit: Interi njera prej tyre! Por edhe Milan, United dhe…

10 skuadrat qe blene vellezerit vetem prej mbiemrit: Interi njera prej tyre! Por edhe Milan, United dhe…
Inter Club Staff

Jane te ndryshme historite e vellezerve te blere vetem nga lidhja e gjakut: nga Hazard tek Seedorf, nga Donnarumma tek Digao. Ja blerjet e motivuara nga mbiemri.

Vellezer qe i detyrohen gjithcka vellezerve te tyre. Futbolli eshte plot me shembuj te lojtareve qe kane arritur te transferohen “cift” tek nje skuader duke mare me vete edhe vellezerit e tyre, edhe pse nuk kane qene te talentuar. Nje nga rastet me te fresket dhe te cuditshem eshte ai i Antonio Donnarumma qe ben portierin e trete tek Milani dhe qe fiton 1 milione euro ne vit. Por nuk eshte i vetmi rast.

Kjo gje i ka ndodhur edhe Interit.

Sot do ju tregojme per 10 nga historite me te famshme te kesaj natyre!

E fillojme me… zikalterit!

INTER – Behet fjale per Chedric Seedorf: vellai i vogel i Clarence, qe ndjek hapat e vellait duke e ndjekur ne cdo transferim. Ai rritet ne sektorin e te rinjve te Ajax, Real Madrid dhe Inter. Me tu larguar vellai nga Interi, edhe ai largohet drejt NAC Breda ku ne tre vite luan vetem 3 ndeshje. Valixhet gati dhe niset per ne Itali ku e pret Legnano dhe Pizzighettone (skuadra te kategorive inferiore) e me pas rikthehet ne Hollande, Belgjike, France perpara se te vije perseri ne Itali tek Monza ku do te luaje nga 2009 deri ne 2011.

Chedric Seedorf 13 marzo

CHELSEAThorgan Hazard: 25 korriku i 2012 dhe Chelsea zyrtarizon blerjen e lojtarit belg, vellait te yllit te bluve, Eden, qe i bashkohet skuadres U21 te Chelsea. Qendron pak muaj ne Londer per tu transferuar me pas tek Zulte Waregem. Pas dy sezonesh me 73 prezenca dhe 19 gola riktehhet ne Angli por ne 2014 Chelsea zyrtarizon huazimin e dij tek Borussia Monchengladbach qe me pas edhe do e bleje.

Thorgan Hazard 13 marzo

MANCHESTER UNITEDFabio da Silva: rasti me klasik i ofertave 2 ne 1. Vjen me binjakun e tij Rafel tek Manchester United ne 2009. Por binjaku i tij do te luaje me shume se 200 ndeshje me United hde Lione, ai luan vetem 22 ndeshje perpara se te kaloje tek QKR e me pas tek Middlesbrough.

Fabio e Rafael da Silva

MILAN – Digao: Nje nga rastet me ekzaltues eshte ai i vellait te vogel te Kaka. I rritur tek San Paolo, perpara se te vinte tek Milani ne 2004, kaloi ne huazim tek Samp te cilet e kishin huazuar per Milanin duke qene se keta nuk kishin me vende ekstrakomunitaresh. Ne 2005 pasi kaloi tek Milani, shkoi ne Serie B tek Rimini. Ne 2007 u rikthye tek Milani, ku debutoi ne 20 dhjetor te 2007 kunder Catanias ne Kupen e Italise. E mbyll karrieren e tij me nje total 39 ndeshjesh ne moshen 27 vjecare. Ndonjehere me mire tja lesh vellait ate pune!

Digao Kaka

MANCHESTER CITYMarco Navas: eshte vellai i Jesus Navas qe City bleu ne 2013 dhe u mor qe te ndihmonte vellain ne jeten angleze. Pas vetem nje viti u rikthye ne Spanje e aktualisht eshte pa skuader.

Marco Navas 13 marzo

PARMAPaolo Canavaro: me siguri eshte vellai qe pati me shume fat ne karrieren personale. Ai u ble nga Parma ne 1999 per ta mbajtur afer Fabios. Por ka pasur nje karriere te mbushur me respekt, duke e mbajtur me nder mbiemrin e rende, edhe pse nuk e arriti kurre nivelin e vellait. Aktualisht punojne bashke ne Kine.

Fabio e Paolo Cannavaro al Parma

BLACKBURNJulio Santa Cruz: Pasi shenoi 23 gola ne sezonin e tij te pare ne Angli, ne 2007-08, Roque Santa Cruz priti ne Angli vellain Julio qe nuk luajti asnje minute ne tre vite. Ne moshen 27 vjecare u rikthye ne Paraguay te luante per General Diaz.

Julio Santa Cruz 13 marzo

MILAN PERSERIAntonio Donnaruma: vellai i Gigio Donnaruma, portieri i Milanit, i cili u perfshi nga agjenti Mino Raiola ne tratativen per rinovimin e kontrates dhe qe arriti te kete nje rroge plot 1 milione euro tek Milani me nje karriere prej hici.

fratelli donnarumma

CRYSTAL PALACE – Jonathan Benteke: pasi vellai Christian u transferua tek Crystal Palace ne 2016 per 32 milione sterlina, Jonathan erdhi me pas kur vellai i tij beri kerkese specifike per te edhe pse nuk ishte titullar tek Zulte Waregem ne Belgjike. Jonathan ka luajtur vetem 6 minuta ne total ne Angli.

Middlesbrough v Crystal Palace - Jonathan Benteke

SOUTHAMPTON – Rasti me i njohur eshte ky edhe pse ska te beje me nje vella: Ali Dia bindi Southampton qe ishte kushuriri biologjik i George Weah. Ai u grumbullua edhe per nje ndeshje ndaj Leeds dhe luajti per 53 minuta pasi firmosi nje kontrate 1 mujore. Keto 53 minuta, Dias qe u zevendesua pasi ishte futur gjate lojes si zevendesues, do i mjaftojne per ti anulluar kontraten dhe qe te hapej nje hetim per mashtrim, duke pare qe Ali Dia nuk kishte asnje lidhje me George Weah dhe asnje lidhje me topin e futbollit.

Ali Dia

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.