Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,402 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

100 klubet me mesataren me te madhe te spektatoreve ne bote. E para ndermjet Italianeve eshte…

100 klubet me mesataren me te madhe te spektatoreve ne bote. E para ndermjet Italianeve eshte…
Inter Club Staff

Nje studim i fundit nga Pluri Consultoria ka nxjerre nje klasifikim me 100 klubet me prezencen me te madhe te tifozeve ne stadiume. Studimi eshte aplikuar vetem ne kampionatet kombetare duke mare parasysh sezonin e fundit 2012-13. Europa kryeson ne kete liste duke pasur 77 ekipe ne klasifikim nga 100.

Asnje ndryshim nga sezoni i kaluar per 3 vendet e para, Borussia Dortmund eshte klubi qe ka me shume tifoze ne stadium: Ne sezonin e kaluar ka pasur 80.600 njerez mesatarisht ne stadium me nje perqindje 100%. Dicka e jashtezakonshme. Ne vendin e dyte gjejme Manchester United me 75.500 spektatore cdo ndeshje, perseri 100% i mbushur. Ne vendin e trete eshte Barcelona me 71.700 tifoze cdo ndeshje, por stadiumi eshte vetem 72% i mbushur. Ne 10 vendet e para ka 4 klube gjermane, 3 angleze, 2 spanjolle dhe 1 hollandeze.

Italia perfaqsohet nga 7 ekipe. E gjeni dot se cila skuader ze vendin e pare nga Italianet? Pikerisht Interi. Ne sezonin e kaluar zikalterit kane pasur nje mesatare prej 45.796 spektatoresh cdo ndeshje, dhe ka qene nje mbushje e stadiumit ne 57%. Ne vendin e dyte Milani me 44.178 spektatore, Roma ne vendin e trete me 39.895 spektatore, Napoli me 39.636 spektatore si dhe Juventusi qe i cili ka pasur 94% te mbushur stadiumin e tij, ka pasur vetem 38.711 spektatore per ndeshje.

spektatoret

Klasifikimi i skuadrave.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.