Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | April 12, 2021

Scroll to top

Top

1,891 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Thohir? Mendjen e kemi tek fusha. Samuel po rikthehet. Tifozet, Icardi-Eto’o, Kovacic…”

Mazzarri: “Thohir? Mendjen e kemi tek fusha. Samuel po rikthehet. Tifozet, Icardi-Eto’o, Kovacic…”
Inter Club Staff

Interi eshte gati per ndeshjen e neserme kunder Genoas, ndeshja e pare e kampionatit ne pankinen zikalter per Walter Mazzarrin. Ja fjalet e tij ne konferencen per shtyp te mbyllur para pak minutash, te sjella ne shqip nga inter.al

Cfare sezon fillon? Nje kryesues dhe te gjithe te tjeret ndjekes?
“Nuk e di, nuk me intereson ajo qe thuhet ne pergjithesi. Me intereson ajo qe bejme ne, duke nisur qe neser.”

Po flitet shume per Eto’o. Do ju pelqente ta stervitnit?
“Nuk flas per merkato.”

Ka nervozizem per kalimin nga Moratti tek Thohir?
“Nuk e di cfare mendojne djemte kur kthehen ne shtepi, por kur stervitemi te gjithe mendojne per te bere mire, mundohen te kuptojne ate qe u them une. Me ndjekin te gjithe, ka shume deshire edhe pse disa here behen gabime ne stervitje.”

Ka diference mes Interit virtual qe do te doje ti dhe ketij Interi?
“Nuk ka te reja dhe surpriza ne aspektin e skuadres, por kete duhet ta thone ndeshjet qe kane rendesi. Futbolli i gushtit sherben per te patur indikata mbi ekipin, eshte dicka tjeter ta drejtoj vete dhe dicka tjeter ta shihja nga jashte kur drejtoja Napolin. Duhet te bej shume njohje dhe shume vleresime, disa djema kane ardhur pas fillimit, keshtu qe nevojitet pak kohe.”

Po pret Militon. Gabohem te them qe Icardi dhe Belfodil nuk jane gati?
“Ka nje intensitet pune qe vlen per te gjithe. Ne ndeshjen e pare te kampionatit jemi ne 60-70& te formes, vlen per te gjithe djemte dhe per ata te dy. Per me teper, Icardi dhe Belfodil duhet te bejne nje hap te rendesishem sic beri per shembull Insigne tek Napoli, sepse gjenden ne nje skuader te madhe ku te gjithe kundershtaret kane stimuj kur perballesh. Eshte shpejt per te me pyetur keto gjera tani.”

Deshiron ti urosh fat Napolit?
“E kam thene gjithmone, tek Napoli kam kaluar 4 vite te rendesishem. U uroj fat te gjithe personave qe kane punuar ne krah tim dhe njerezve qe me kane dhene force dhe energji.”

Kane te drejte ata qe thone se, duke u bazuar ne merkaton, Interi eshte larg nga kreu?
“Per mua flasin faktet dhe fusha, dite pas dite do te shohim ku do arrije Interi. Ndjehem nje trajner ekspert, eshte viti i dhjete ne Serine A dhe e njoh kete loje. Te gjithe flasin, flasin per objektiva. Ndersa une punoj, dhe mundohem te pergenjeshtroj gjithcka. Pjesa tjeter nuk me intereson, sinqerisht. Te gjithe e dine qe po nisim nga zero. Shoqeria eshte me e re, ka shume djema te rinj, e vetmja gje qe mund te thuhet eshte se duhet kohe, dhe tifozet jane te ndergjegjshem per kete.”

Ka dicka qe te ben te mendosh qe mund te pergenjeshtrohet ky krahasim?
“La shume gjera, shuma e pagave te skuadres, shitjet. Te shohim kush do niset me mire, kush do te beje me mire. Ka qene gjithmone keshtu, do te jete edhe kete vit.

Pse e ben stervitjen e fundit ne San Siro?
“Futbolli nuk eshte nje shkence e sakte, por kerkohet te behet mire. Eshte e rendesishme te kemi dimensionet e kercimit te topit, ne minutat e para me Cittadellen kemi gabuar pasime te thjeshta. Vijme ketu per stervitjen para ndeshjes per te njohur me mire fushen.”

Skuadra qe do te luaje neser, pak a shume, ka te njejtet lojtare te vitit te shkuar. Cfare duhet te kete ndryshe?

“Nuk me pelqen te bej krahasime, por eksperienca e kaluar duhet te sherbeje per te mos bere disa gabime te caktuara. I kam dhene keshilla lojtareve, si dhe i kam thene qe skuadrat qe kam trajnuar me pare kane pasur gjithmone ekuiliber taktik dhe nje identitet preciz. Dhe ka pasur gjithmone nje futboll prospektiv qe eshte pelqeyer, ne baze te futbollistave qe kam pasur ne dispozicion. Kjo eshte ajo qe po kerkojme. Por krahasimet me te kaluaren nuk me pelqejne aspak.”

Cfare do deshironit te kishint ndaj Genoas nga ndeshja ndaj Cittadelles?

“Deshiroj te kem rezultatin (qesh). Jo, duke hequr rezultatin do deshiroja te rishihja gjera te tjera. Kemi rregulluar mos mbulimet e lojtareve neper kundersulme. Kemi luajtur mire, por duhet te bejme dicka me shume. Do deshiroja nese do te ishte e mundur duke konsideruar qe perballe eshte Genoa e cila eshte me e forte se Cittadella te shikoja permirsime. Por sa i perket rezultatit do e merja nga ndeshja e kaluar, pse jo.”

Do te luajne Kovacic dhe Icardi?

“Kovacic duhet te kuptoje sa minuta ka ne kembet e tij sepse eshte i vetmi dyshim qe une kam. Mund te bej nje stafete ndermjet tij dhe nje lojtari tjeter, duke kerkuar te kuptoj nese do te nise nga fillimi lojen apo jo. Kam akoma kohe. Icardi ka patur kete demtim te vogel, e kam pyetur se si eshte, nuk eshte ne 100%, por do te verifikoj sot dhe gjithsesi do te jete ne dispozicion sepse eshte i rekuperuar.”

Cili eshte konsiderata qe ke per Taider?

“Ai mund te beje te gjithe rolet ne nje mesfushe, nga gjysem-krah ne mesfushor regjist e deri te shkaterruesi. Kam folur edhe me te, mund te beje edhe metodistin dhe me behet qefi sepse eshte nje lojtar shum elastik. E dija qe mund te luante ne te gjithe keto role dhe ai ma konfirmoi. Per sa i perket diskutimeve te bera me klubin mbeten ndermjet meje dhe klubit.

Duke bere nje permbledhje te kesaj faze pergatitore, sa i kenaqur jeni?

“Nuk e di se sa shume e kane kuptuar djemte ate qe une kerkoj, por gjithcka mbetet ne kontekstin e eksperiences se pare. Eshte e qarte qe viti i trete tek Napoli ishte me i qete sepse njihja 90% te skuadres.”

Cili eshte reparti qe eshte me i rendesishmi per ty dhe per konceptet e tua?

“Bej gjithmone nje statistike per karrieren time, por lojtaret e krahut kane rolin me te veshtire. Nga ata dua shume gjera, dhe eshte me e veshtire per ti permbushur. Nje mesfushor i permbush me lehte detyrat e tij, sepse ka me pak gjera per te menduar. Cdo tranjer ka idete e tij, edhe mbrojtja me 3 dhe mbrojtja me 4 jane te ndryshme. Tre lojtaret mbrapa duhet te dijne te kuptohen me njeri tjeterin dhe te integrohen ne menyre te tille qe reparti te jet me solidi dhe me i miri ne te gjithe kampionatin.”

Cili eshte mendimi yt per racizmin?

“Keto gjera nuk duhet te ndodhin. Pike. Per gjerat e tjera nuk hy ne specifike sepse do te hyja ne gjerat e te tjereve dhe nuk ma ndjen ta bej kete gje.”

Si eshte Rolando?

“E njoh mire dhe nuk eshte akoma ne maksimumin e tij, keto gjera shihen kur behen zgjedhjet. Juan? Ka pasur nje problem te vogel, por besoj qe nuk ka motive te veçanta dhe Juan-i i ardhshem do kete besim per ate qe do dije te beje.”

Ku keni folur gjithmone per ekuilibra. Alvarez, Kovacic mund te japin garanci?

“Eshte nje pyetje interesamte sepse une do doja ta mbaja topin per 90′ por ne loje jane dhe kundershtaret. Nese lojtaret teknike do dine te mbrojne mire, ekuilibri eshte fondamental. Ne Amerike pas ndeshjes me Juventusin isha i gezuar sepse Guarin dhe Alvarez e rigjeten veten, kishin nje ekuiliber te mire.”

Jeni i gezuar per kapacitetin qe keni?

“Nuk dua te hyj aty, shoqeria e di mire se çfare na duhet dhe çfare jo. Pjesa tjeter ju perket te tjereve.”

Si eshte Chivu? Po Samuel?

“I kam derguar nje mesazh Chivu-t, jemi te kenaqur qe operacioni shkoi mire. Samuel dje ka bere disa skema me mua, ka hyre ne grup, por ka kohe qe ka qene i ndaluar dhe trajneri duhet qe t’i gjeje formen me te mire per te konkurruar me te tjeret.”

Te shikosh San Paolon bosh eshte e veshtire. Ne San Siro, ne fakt, paradoksalisht mund te ndodhe e kunderta. A peshon kjo gje? Sa mire duhet te niset qe te binden tifozet te vijne ne stadium dhe te abonohen?

“Eshte e rendesishme sepse te nisesh mire krijon entuziazem dhe gjithcka, ngre moralin dhe gjithmone ka qene keshtu. Ajo them une eshte: Tifozet sipas meje duhet te vijne ne stadium me sjelljen e duhur, nderkohe ata qe nuk vijne ndoshta nuk vijne per shkak te problemeve ekonomike qe jane ne syte e te gjitheve. Lojtari jone, dhe them i joni sepse une jam tifozi i pare qe me gezohem nese gjerat shkojne mire, duhet te inkurajohet per 95 minuta sepse nese vershellehet qofte edhe nje here ai humbet besim ne vetvete dhe gabimet rriten. Kete gje e kam thene edhe tek Napoli, kur vershellima vjen shum shpejt. Ne minuten e 95, nese spektakli nuk ju ka pelqyer atehere mund te vershellejne sa te duan, ne mesin e lojes jo.”

Olsen mund te qendroje ne ekipin e pare apo duhet te largohet per te bere eksperience diku tjeter?
“Ai ka luajtur shume mire dhe me pelqen, po e vlersoj. Por kane ardhur edhe lojtare te tjere si punae Taider dhe kjo pyetje mund te kete nje pergjgje vetem pasi te flas me te zotet e punes per te kuptuar me mire se cfare duhet te bejme.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.