Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,071 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

11 Fantastiket e Kombetares Italiane: Me te fortet e te gjitha koherave! Natyrisht Interistet…

11 Fantastiket e Kombetares Italiane: Me te fortet e te gjitha koherave! Natyrisht Interistet…
Inter Club Staff

Boterori mbaroi per Italianet dhe tani pritet te nise nje cikel i ri per azurret. Formacioni i ri duhet te jete i guximshem, te kete talent dhe shpirt skuadre. Por nese tekniku i ardhshem Italian do te perdorte nje makine kohe, cili do te ishte formacioni perfekt i Italise i te gjitha koherave?

Kete gje e tregon William Hill duke perdorur Opta Stats, lideri boteror per statistikat e futbollit. E imagjinoni dot nje formacion me ne porte Zengen, ne mbrojtje Cannavaro, nje mesfushe me 37 vjecarin Pirlo e ne sulm Mazzolen dhe Gigi Riva? Do te ishin te pamposhtur…

Opta Stats keshtu ka mbledhur dhe perpunuar te gjithe te dhenat e paraqitjeve sportive te gjithe lojtareve qe kane luajtur me kombetaren Italiane qe nga Boterori 1966 deri ne 2010 dhe ka nxjerre 11 lojtaret me te mire rol per rol duke formuar keshtu Kombetaren Italiane perfekte.

Te pamposhturit:

Walter Zenga – Zero gola te pesuar ne 5 ndeshje te Boterorit nga 7 dhe me nje rekord pritjesh 92%, me shume se cdo portier tjeter Italian.

Paolo Maldini – Mban rekordin e minutazhit me te larte te ndeshjeve te luajtura neper kampionate boterore: 2.215 minuta ne total, me shume se cdo futbollist tjeter.

Fabio Cannavaro – 142 shpetime te zones ne ndeshjet e luajtura ne Boteror dhe rekord keshtu edhe per te. Askush nga Italianet me mire se ai.

Franco Baresi – Nje nga me te miret ne histori. Nuk ja vlen te shtosh gje tjeter per te.

Gaetano Scirea – Lojtari me me shume barriera ne curriculum, me shume se kushdo tjeter. 24 te tilla ne total.

Andrea Pirlo – I vetmi mesfushor i cili ka bere 508 pasa te sakta gjate nje boterori per Italine.

Roberto Donadoni – 47 dribilime te realizuara. Rekord azurr!

Sandro Mazzola – 33 raste te krijuara per shoket e skuadres, me shume se cdo Italian tjeter.

Paolo Rossi – 6 gola ne Boterorin e 1982, boteror i cili pa Italine te triumfoje ne fund dhe ai u shpall si golashenuesi me i mire.

Alessandro Altobelli – 5 gola te shenuar ne 9 gjuajtje gjate ndeshjeve ne Boteror: Raporti me i mire ndermjet golave te tentuar dhe te shenuar.

Keto pra ishin 11 fantastiket e Italise, ku ndermjet tyre 5 lojtare kane veshur fanellen zikalter minimumi 1 sezon, e 3 prej tyre jane shpallur legjenda te padiskutueshme te Interit: Zenga, Mazzola dhe Altobelli.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.