Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

102 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110 Inter – Une qendroj ne fushe

#110 Inter – Une qendroj ne fushe
Inter Club Staff

“Mister, futboll luhet me kembe, dhembet nuk duhen. Une qendroj ne fushe”. Ai qe foli eshte Diego Pablo Simeone. Ndersa tranjeri ne fjale quhej Gigi Simoni dhe sapo ka bere ate qe cdo person me qellim te mire do kishte bere, kerkoi te mbronte lojtarin e tij dhe i tha qe do te zevendesohet. Sidomos nese lojtari yt ka pasur nje perplasje me piacentinin Cristallini dhe sapo ka humbur dy dhembe ku ka edhe gjakosje te dukshme brenda ne pjesen e gojes dhe tregues te qarte dhimbjeje. Douglas Maicon, disa vite me pas, pati nje perplasje te ngjashme me Messin por ju desh qe te dilte nga fusha e lojes me barrele.

Por El Cholo (ky pseudonim vjen nga Xoloitzucuintli, term aztek per te percaktuar prejardhje nga origjina te ndryshme) personifikohet si “Garra” ne Argjentine dhe ne shqip pak a shume i bie “Grinta”. Inat, pasion, rezistence. Simeone eshte gjithcka me lart, por shume tregon edhe ajo qe Simoni i tha pas perplasjes: “Shko ne spital Cholo, duhet te te dhembi keq fare ajo plage”. Po, pikerisht ky ishte Cholo. Ne intervalin e ndeshjes se asaj Inter-Piacenza te shtatorit 1998, nuk do tja dije per plagen e mare e nuk deshiron te largohet nga fusha.

Njeriu i golave asnjehere banal: tre ne dy derbyt e pare, ku, ne njerin prej tyre, shenoi ate dopiete legjendare. Nje ne ate ndeshje prestigji nga ana e tij ne ate permbysje rezultati ndaj Strasburgut. Nje fondamental ne Champions League ne Moske kur ju hodh ne qafe Gigi Simonit me aq fuqi sa kishte, tranjer qe si shume te tjeter qe ka pasur ne karriere kane arritur ta bejne argjentinasin sot nje nga tranjeret me te mire ne qarkullim.

Diego Pablo Simeone (Buenos Aires, 28 prill 1970) – Vjen tek Interi ne veren e 1997. Si zikalter kuan deri ne 1999, duke fituar si protagonist nje Kupe Italie dhe duke realizuar 14 gola ne 85 ndeshje ne total. Me kombetaren luajti tre Kampionate Boteror (1994, 1998, 2992) dhe eshte lojtari i peste me me shume paraqitje me 106 te tilla.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.