Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | July 17, 2019

Scroll to top

Top

28 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110Inter – Babai i Katenaços

#110Inter – Babai i Katenaços
Inter Club Staff

Pragmatik dhe fitues, si lojtar ashtu edhe si trajner, medalje ari në Olimpiadën e Berlinit në vitin 1936 dhe Kampion Bote dy vjet më vonë me fanellën e kombëtares italiane në Paris. Kjo është pak a shumë një përmbledhje e jetës së Alfredo Fonit. Njeriu të cilit Presidenti Masseroni vendosi ti besojë drejtimin e Interit në Shtator 1952 pas dy sezoneve të njëpasnjëshme në të cilën zikaltërit përfunduan në renditje pas kushërinjve kuqezinj. Interi kishte potencial, por duhet të ishte në gjendje të nxirrte më të mirën nga vetja, në mënyrë që të arrinte objektivat e mëdha.

Zikaltërit shënonin shumë, bënin spektakël, por nuk arrinin të fitonin: plot 107 gola në sezonin 1950-51, 86 në sezonin e ardhshëm, por Scudetto do përfundonte në duart e Milanit dhe Juventusit në ato vite. Eh normalisht, se statistikat e golave të pësuar , për ekipin e Presidentit Masseroni, ishin vërtet të pamëshirshme: plot 92 herë ishte tundur rrjeta zikaltër në ato dy sezone. Dhe kështu, Foni vendos që tja nisë pikërisht prj këtu. Filloi të ndërtojë një ekip solid dhe të padepërtueshëm, duke i kushtuar pak vëmendje anës estetike por një ekip i cili mund të të bënte keq në çdo moment falë frymëzimit të tre djemve “të tmerrshëm” të repartit ofensiv: Lorenzi, Nyers dhe Skoglund. Rezultat maksimal me minimumin e sforcove, por vetëm në dukje. Një ekip “sparagnina”, (koprac) duke përdorur përkufizimin e Brera-s. Nga 19 fitoret e arritura në sezonin e parë, tetë janë me rezultatin 1-0. Dhe në fund të kampionatit, Interi ishte kampion i Italisë për herë të gjashtë, trembëdhjetë vjet pas suksesit të fundit, me vetëm 46 gola të shënuara, dhe vetëm 24 të pësuar.

Alfredo Foni, kampion olimpik në Berlin në vitin ’36 dhe kampion i Botës në Paris në vitin ’38, konsiderohet si një nga baballarët e “Catenaccios”.

Kishte pak hapësirë për spektakël, dhe kjo u pranua me shumë vështirësi, sidomos nga shtypi. Kështu Foni, në sezonin e ardhshëm, ndryshoi pa humbur ato parime të soliditetit dhe organizimit që ishin përbërësit themelorë të kampionatit të gjashtë. Ai fitori përsëri, me sulmin më të mirë dhe me mbrojtjen e dytë më të mirë, por ç’është më e rëndësishmja, la një trashëgimi që do të bëhej çelësi i mënyrës sonë të të menduarit në fushën e gjelbër: futbollin italian, që të gjithë e njohim si “catenaccio”, i cili do të jetë baza e sukseseve të ardhshme, edhe të Interit të ri që po lindte: Interin e Presidentit Angelo Moratti.

Alfredo Foni (Udine, 20 janar 1911 – Breganzona, 28 janar 1985) erdhi tek Interit nga pankina e Sampdorias në shtator të vitit 1952. Nën drejtim të zikaltërve fitoi menjëherë kampionatin, sukses të cilin e përsëriti në sezonin pasardhës. Ai gjithashtu trajnoi edhe ekipin kombëtar italian për një periudhë kur në të njëjën kohë drejtonte edhe Interin, nga viti 1954 deri më 1958, përpara se të shkonte tek Bolonja. Do të rikthehej tek Interi, por vetëm për sezonin 1968-69. Si lojtar ai ishte mbrojtësi i Italisë me të cilin koleksionoi 23 paraqitje, fitoi medaljen e artë olimpike në Berlin në vitin 1936 dhe u shpall Kampion Bote në 1938 në Paris.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.