Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

67 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110Inter – Beppe Baresi, në fushë nuk ka vëllezër

#110Inter – Beppe Baresi, në fushë nuk ka vëllezër
Inter Club Staff

Imagjinoni dy vëllezër, pak më shumë se njëzet vjeç. Gjatë javës flenë nën të njëjtën çati, pastaj të dielën ata gjejnë veten në një fushë futbolli. Fusha është pikërisht San Siro, dhe të dy vëllezërit kanë fanella të ndryshme, por janë të parët që zbresin në fushë, duke mbajtur në dorë nga një flamur. Kjo është historia e vëllezërve Baresi, Giuseppe dhe Franco, që i ndanin 2 vite diferencë, dy fanella të ndryshme, por një qytet, Milano, i cili i shihte duke zbritur në fushë, në një Derby. Të dy kapitenë, të dy në pozicion mbrojtës, të dy disa hapa përpara shokëve të tyre të skuadrës. Sakrificë, përkushtim dhe inteligjencë sportive: Beppe ashtu si Franco, nga Travagliato, provinca e Brescia-s, në vitet e arta të futbollit Milanez, ishin në vijën e parë të frontit.

Beppe Baresi ende punon për Interin dhe dhe duket se në venat e tij pa diskutim që rrjedh ADN-ja zikaltër: 559 paraqitjet si futbollist në pothuajse pesëmbëdhjetë vjet, trajner i Primavera-s, Shefi i Sektorit të të Rinjve dhe zëvendësi i Josè Mourinhos. “The Special One”, kudo ku ka shkuar, ka kërkuar që zëvëndës të ketë një person të lidhur me klubin, ndaj kush më mirë se Beppe mund ti hapte atij porta e botës zikaltër? E në këmbim, vlen të thuhet se Jose shpeshherë i jepte nderin e daljeve nëpër intervista pas ndeshjeve, edhe pse në fakt ato kurrë nuk kanë qënë të parapëlqyerat e Beppes, edhe kur ka qënë futbollist.

Kur ndodhte që të mblidhej nëpër dreka familjare, siç ishte normale, edhe me vëllain e tij, ndoshta përveç bisedave të zakonshme për familjet respektive, të ishin të pashmangshme diskutimet rreth futbollit, aty ku diskutoheshin taktikat dhe ndaheshin edhe sekretet rreth ekipeve, që në vazhdim, do u duhej të përballeshin në fushë.

Giuseppe Baresi ka lindur në Travagliato në vitin 1958. Ai është lojtari i pestë në histori për numrin e paraqitjeve me fanellën zikaltër, pas Zanettit, Bergomit, Facchettit dhe Mazzolas. Beppe debutoi me Interin në vitin 1977, duke luajtur deri në vitin 1992 si dhe duke fituar dy kampionate, dy Kupa Italie, një Superkupë Italiane dhe një Kupë UEFA. Ai ka koleksionuar 18 paraqitje me kombëtaren italiane, me të cilën ka luajtur Kampionatin Europian të vitit 1980 dhe Kampionatin Botëror të vitit 1986.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.