Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

68 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

110Inter – Bishtaleci magjik

110Inter – Bishtaleci magjik
Inter Club Staff

Pak here ne historine e futbollit, arti dhe sporti nderthuren bashke ne nje rit te vetem pagan ku gjeja me e mire qe mund te besh eshte te rrish ne qetesi dhe te shijosh spektaklin. E kur flitet per keto momente te rralla te bukurise absolute, nuk mund te mos mendosh per Roberto Baggion. Historia e tij tek Interi nuk eshte nje nder me te thjeshtat. Ai eshte embleme sportive e konceptit te lumturise, perfaqesues i momenteve te vogla dhe te shpejta qe jane per tu mbledhur pa bere shume pyetje, per tu shijuar ne maksiumum si te ishin te fundit. Gjithcka me lart ka qene Baggio i veshur si zikalter. Momente gezimi qe edhe sot i rrembejne nje buzeqeshje tifozeve te Interit.

Asnjehere i kuptuar nga tranjeret e tij, ka qene i vetmi kampion qe ka udhetuar ne futbollin italian duke i perkitur me te vertete te gjitheve dhe duke u larguar nga cdo skuader pa pasur asnje polemike me tifozerize respektive: Vicenza, Fiorentina, Juventus, Milan, Bologna, Inter, Brescia.

“Dhjete si numri ne bluzen e tij, dhjete per nje ndeshje te vendosur nga magjite e tij. Pershendet Interin (por me pas te gjithe pyesin perse?) me proven e tij te radhes se klasit te pashtershem. Vetem duartrokitje”.

Ai i ka dhuruar te gjitheve kryevepra te vogla. Si ajo dopieta ne pese minutat e fundit e nje Inter-Real Madrid ne 1998 qe i jep zikalterve mundesine te kalojne ne 1/4 e Champions League. Ishte nje ndeshje per tu hedhur ne kosh deri ne minuten e 70 kur ishte 1-1. Zamorano i le vendin atij, “Bishtalecit Magjik”, i cili bishtalec nuk kishte me. Por mos kujtoni se magjia zhdukej me prerjen e bishtalecit, aspak. Riti pagan mund te nise pa problem perseri. Dy magji te Roby-t, dhe Real Madrid humbet cdo siguri qe kishte ne fushe ne ato kater minuta fatale per ta. Eshte me te vertete e pamundur te shpjegosh me fjale se cfare ndodhi ne ato caste, aq e veshtire sa duket sikur nuk ka ndodhur. Por ai eshte aty, real po aq sa edhe talenti i tij, shikon tifozet zikalter ne sy me shikimin e dikujt qe fatin e tij e ka vendosur tashme. Kjo ishte nje ndjesi qe u krijua ne Meazza dhe qe u vertetua me vone kur Baggio i jep tifozeve zikalter nje durate lamtumire edhe pse dy vite me vone, kur me nje doppiete ndaj Parmes dhuron nje bilete vetem vajtje per paraeleminatoret e Championsit. Si te thuash pak a shume: mesha perfundoi, jetoni ne paqe.

Roberto Baggio (Caldogn, 18 shkurt 1967) vjen tek Interi ne veren e 1998 nga Bologna. Me bluzen zikalter luan 44 ndeshje dhe shenon 12 gola, nder te cilat dopieten ne play-out me Parmen ne 2000 qe vlejne paraeleminatoret e Champions Legue. Ne fund te sezonit 1999-2000 transferohet tek Brescia. Me kombetaren luan 56 here dhe shenon 27 gola.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.