Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

225 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110Inter – Bishtaleci zikalter

#110Inter – Bishtaleci zikalter
Inter Club Staff

Rodrigo Palacio gjithmone dha gjithcka per Interin.

Ai luajti per Zikalterit gjate viteve me te bukura te karrieres se tij dhe luajti ne cdo pozicion qe mund te mendohet: sulmues, numer 10, ne krah… por edhe portier. Ky event jo i zakonshem ndodhi ne 18 Dhjetor 2012, gjate 1/16 te Kupes se Italise. Nderkohe qe luhej ne San Siro, Interi ishte duke fituar 2-0 ndaj Hellas Verona dhe Luca Castellazzi u detyrua te largohej nga fusha i demtuar. Atehere, tranjeri Andrea Stramaccioni, qe i kishte bere te treja zevendesimet, nuk kishte me ne dore te bente nje zevendesim tjeter per te futur nje portier e keshtu erdhi radha e Palacios te vishte dorashkat dhe te mbronte porten e Interit per 15 minutat finale  te cilat Interi do i luante me 10 lojtare. I mbeshtetur nga shoket e skuadres dhe i duartrokitur nga tifozet ne cdo moment qe ai prekte top, Palacio beri edhe nje pritje shume te bukur pas nje goditje me koke teper te rrezikshme dhe e nxori ne goditje kendi.

Pavarsisht aftesise se tij te te pershtaturit, ja vlen per tu permendur edhe fakti qe detyra e tij paresore, ajo e te shenuarit gola ishte nje prej gjerave qe ai dinte ta bente shume mire. Nder golat e tij te shumte me bluzen zikalter, nuk mund te harrohen golat e triumfit te Interit ne Torino dhe Milano kunder Juventusit. Goli i tij preciz ndaj Tottenham Hotspur ne Europa League gjithashtu e meriton nje kujtese, ne ate ndeshje kur Interi ishte nje hap larg nje prej kthimeve te rezultatit me te medha ne historine e futbollit europian. Gjithesesi, sipas mendimit te tij, goli me i rendesishem qe ka shenuar eshte ai ne Derby ne dimrin e sezonit 2013-2014, i shenuar me finte ne fundin e lojes dhe qe i dha Interit tre pikeshin.

Per shkak te tendences se tij qe te shenonte gola te bukur, ai njihej edhe si ‘La Joya’ ne Argjentine. Ne Itali, ai therritej ‘El Trenmza’ (Bishtaleci), per shkak te prerjes se vecante te flokeve. Gjate periudhes se tij tek Huracan, Rodrigo, mbante floke te gjata, por aty vendosi qe nga ato floke te gjata te mbante vetem nje bishtalec te holle per shans. Vitet kaluan por bishtaleci mbeti aty, edhe kur ai vendosi te rruante koken. Pas shume refuzimeve per te prere bishtalecin, Palacio deklaroi se do e priste ate nese Interi ne 2015 do te fitonte kampionatin. Kjo mbeti nje enderr, por ishte nje nga gjerat qe tregoi se sa shume i lidhur ishte Palacio me ngjyrat zikalter.

 (Bahía Blanca, 5th shkurt 1982) erdhi tek Interi nga Genoa per 10,5 milion euro ne 2012. Gjate pese sezoneve tek Interi, ai luajti 171 ndeshje dhe shenoi 58 gola. Ai ka luajtur gjithashtu edhe per Huracan, Banfield, Boca Juniors dhe Bologna. Me kombetaren, Palacio ka luajtur 28 ndeshje duke shenuar edhe 3 gola madje duke mare pjese edhe ne Kupen e Botes ne 2006 dhe ne 2014.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.