Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

41 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110Inter – Bob Spottiswood

#110Inter – Bob Spottiswood
Inter Club Staff

Kapele Bowler, buzëqeshje të stampuar në fytyrë dhe një curriculum që e paraqiste si një mesfushor shumë të mirë të Crystal Palace në të shkuarën. Kështu u shfaq Bob Spottiswood në Milano në vitin 1922. Ai ishte i pari trajner profesionist në historinë e Interit, praktikisht dhurata që presidenti i atëhershëm Francesco Mauro i bëri ekipit për tu rigjallëruar pas sezonit të tmerrshëm që sapo kishte kaluar. Ish-mesfushori anglez nuk fliste shumë mirë italisht. Lojtarët e tij e quanin “Mister”, një term i cili u shpik në atë kohë në Itali për të emërtuar trajnerët. Shumë shpejt, do të kuptohej se konfuzioni gjuhësor i Spottiswood do të pasqyronte dhe një konfuzion taktik në fushë, deri në atë pikë sa tifozët zikaltër i gjejnë një pseudonim të veçantë, rezultat i keq shqiptimit të mbiemrit të tij. Për të gjithë ai do të bëhej “Bob Pastisùn” (Bob Pastiçieri).

Qartësisht, shumë larg pritshmërive që kishte krijuar Presidenti; në përvojën e parë në stolin zikaltër, “Bob Pastisùn” vetëm sa do arrinte të mbante ekipin në Serinë A, duke e shpëtuar nga rënia. Tamam si tek filmi i mëvonshëm “Allenatore nel pallone”, por më shumë ngjante me aktorin Stan Laurel, ose Stelio siç e njohim, sesa me trajnerin në film, legjendarin Oranzo Cana. Sezoni i dytë i tij është më i mirë, dhe arrin të dalë në vendin e katërt, ndërsa në anën tjetër, pikërisht do të ishte një tjetër trajner anglez, William Garbutt, i cili do fitonte titullin e tetë në historinë e Genoas, pa humbur asnjë ndeshje. Për hir të së vërtetës, italishtja e tij filloi më pas të përmirësohej, e bashkë me të edhe ekipi filloi të kuptonte skemat taktike të tij, por për “Bob Pastisùn” ishte tepër vonë, madje edhe për të vënë në zbatim skemën 5-5-5. Në vend të tij do të mbërrijë Paolo Schleider.

Bob Spottiswood (Carlisle, Mbretëria e Bashkuar, 1887 – 1966, Bromley, Mbretëria e Bashkuar), ishte trajneri i parë profesionist në historinë e Interit. Në stolin zikaltër qëndroi nga viti 1922 deri më 1924, ku shpëtoi me vështirësi nga rënia në sezonin e parë dhe arriti në vendin e katërt në sezonin e dytë. U zëvëndësua në stolin e Interit nga Paolo Schleider.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.