Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

63 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110Inter – Dashuri me shikim te pare

#110Inter – Dashuri me shikim te pare
Inter Club Staff

Një djalë … kopertinash. Në kohët e sotme, nuk është e pazakontë për një kapiten të Interit që të përfundojë në kopertinën e ndonjë reviste: Zanetti dhe Icardi në këtë sens janë shembujt tipikë. Por për një njeri të ndrojtur si Armando Picchi, kapiteni i Grande Inter-it, kjo gjë ishte më e rrallë: kohë të tjera ato, pavarsisht se ka ngritur në qiell Kupën e Kampionëve dy herë rresht.

Por kopertinat atëherë shiheshin nga të gjithë: në fakt në vitet 60, në mungesë të lojrave dhe mundësi të limituara të shikimit të stacioneve televizive, grumbullimet e stërgjata të vendosura nga Helenio Herrera ishin më të përballueshme po ti kaloje duke lexuar gazetat dhe revistat e kohës që gjendeshin lehtësisht në qoshkën e gazetave në Appiano Gentile. Kjo i ndodhi edhe Armando Picchit, të cilit ja mori zemrën një vajzë e cila dilte shpesh në kopertinën e një revisteje për femra. Pesëdhjetë vite më përpara, nuk ekzistonin programet e rregullimit të fotografive, kështu që bukuria e saj ishte tërësisht natyrale. Gjithcka ngeli në mëndjen dhe në zemrën e Armandos, i cili pasi përdori për disa ditë të gjtiha teknikat investiguese që dinte, ia doli që të marrë në zyrat e revistës, numrin e telefonit të kësaj modeleje. E që aty, për një djalë të vendosur dhe magjepsës si kapiteni i Grande Inter-it, gjithcka u bë mëse e lehtë: takime, flirtime, dhe në fund martesë me Francescën, nëpërmjet së cilës erdhën në jetë dy fëmijë të mrekullueshëm.

Armando Picchi pati shumë pak kohë në dispozicion për të shijuar këtë familje të mrekullueshme, por bashkë me gjithçka që ai i dhuroi botës nëpërmjet fiutbollit të tij, bashkë me sjelljen prej një lideri të vërtetë dhe trofeve të shumta të fituara, ka lënë edhe definicionin më të bukur të dashurisë me shikim të parë. Gianni Brera, gazetari i pari sportiv në Itali, ka bërë me mijëra vlerësime për futbollistët në jetën e tij. Por vetëm një herë të vetme ka vënë një notë “10”, dhe pikërisht në finalen e Kupës së kampionëve, Inter-Real Madrid, në stadiumin “Prater” të Vienës, kur formacioni i Herreras mundi Realin e Di Stefanos dhe Puskasit, dy prej sulmuesve më të mirë të historisë së futbollit, të cilët nuk arritën të bënin asgjë kur u gjendën përballë Armando Picchit. Ai që meritoi “dhjetën” e Gianni Brerës, ishte pikërisht kapiteni zikaltër.

Armando Picchi ishte “libero” dhe kapiteni i Grande Inter-it. Në shtatë sezone me zikaltërit, ka fituar 3 kampionate, 2 Kupa Kampionësh dhe 2 Kupa Interkontinentale. Ai u nda nga jeta në moshën 35 vjeçare, duke lënë pas gruan e tij Francesca dhe djemtë e tij Leo dhe Gianmarco.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.