Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

70 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110Inter – Dashuria e pare nuk harrohet kurre

#110Inter – Dashuria e pare nuk harrohet kurre
Inter Club Staff

“President, i vetmi qe shkon tek Juventusi je ti ndoshta, sepse une nuk kam ndermend”. Ne veren e 1976, Roberto Boninsegna nuk kishte aspak ndermend te largohej nga Interi, me skuadren qe kishte shenuar nje mal me gola dhe kishte fituar edhe nje kampionat dhe ato pak me lart ishin fjalet e tij kur presidenti i asaj kohe i tregoi per trasnferimin qe do te ndodhte. Por Ivanoe Fraizzoli, nderkohe, e kishte shitur tek rivalet e perjetshem dhe kjo shitje do te ishte nje autogol nga ana e zikalterve. Ishin koherat kur vullneti i lojtarit nuk kishte rendesi nese kartoni i tij ishte shitur tashme.

Ajo e Boninsegnas me bluzen e Interit eshte nje histori dashurie torturuese dhe e komplikuar. I rritur ne sektorin e te rinjve zikalter, ai ishte interist qe ne vogeli. Roberto ishte nje premtim i ri kur u dergua ne huazim per eksperience tek Prato, Potenza dhe Varese: ishin ato vite ku ai tregoi cilesite e tij si goleador rrace, por per faj te atyre viteve ai humbi edhe sukseset e medha te skuadres se Herreras. Me pas e ka radhen Cagliari te dashurohet me te: tre vite plot me pasion ai luan ne cift me Gigi Riva, me i miri i gjenerates se tij. Kur u rikthye ne Milano, Boninsegna tashme ishte nje sulmues i kompletuar, i konfirmuar dhe i nje niveli qe meritoi edhe pseudonimin “Bonimba” qe ja kishte ngjitur Gianni Brera. Ishte nje nderthurje ndermjet mbiemrit te tij dhe mbiemrit Bagonghi, nje xhuxh teper i shkathet i cirkut italian ne ate kohe. Keshtu ishte “Bonimba”, nje sulmues teper i shkathet qe kundershtaret i anullonte. Tek Interi, Roberto jeton vitet me te mire te karrieres tek Interi me tifozet qe e dashurojne per shpirtin luftarak qe tregonte ne cdo ndeshje.

Ndersa per golat, te cilet per hir te vertetes ishin shume, ai di ti shenoje ne cdo menyre te mundshme: me kembe, me koke, vjedhurazi, me akrobaci, gjithcka. Ne fund ai do te kapte numrin 171 gola te shenuar, me dy tituj si kryegolashenues dhe nje vend i trete ne klasifikimin e sulmuesve me te mire te te gjitha koherave te Interit. Me spektakolari nga te gjithe ka qene ajo rrafishate e rrufeshme ndaj Foggias ne 1971, qe i vuri vulen edhe kampionatit te njembedhjete zikalter: i cili do te ishte edhe i vetmi trofe i fituar nga ai tek Interi. Por, edhe pse diku tjeter ai fitoi dicka me shume, zemra e Bonimba do te mbetet pergjithmone zikalter sepse imazhi i tij eshte i lidhur me “bombat” qe ai leshonte ne San Siro e qe e bente stadiumin te shperthente nga gezimi. Pastaj, dashuria e pare nuk harrohet kurre.

Roberto Boninsegna (Mantova, 13 nentor 1943), rritet tek te rinjte e Interit, por huazohet pa debutuar ne skuadren e pare. Rikthehet tek zikalterit nga Cagliari ne 1969 per 600 milione plus tre lojtare: ne 7 sezone me Interin luan 281 ndeshje dhe shenon 171 gola, duke u bere shenuesi i trete me i mire ne historine zikalter. Fiton nje kampionat (1970-71) dhe per dy here titullin e golashenuesit ne Serie A. Ne karriere ka veshur edhe bluzat e Prato, Potenza, Varese, Cagliari dhe Juventus. Ne kombetare ka luajtur 22 ndeshje duke shenuar 9 gola, duke luajtur edhe ne boterorin e 1970 ne Meksike.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.