Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

141 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110Inter – Dragua, shpirt dhe zemer

#110Inter – Dragua, shpirt dhe zemer
Inter Club Staff

Mbasditen e 22 prillit 2007 te gjithe lojtaret ne fushe po shikonin drejt zones se penalltise se Sienes, ku Marco Materazzi po behej gati ti dhuronte kampionatin numer 15 Interit. Por Dejan Stankovic nuk ja del dot dhe sillet si tifozi qe po vuante me shume ne stadium e kthehet drejt Ivan Cordobas perpara se ta perqafonte ate ne festim e siper te kampionatit te pare te fituar me Interin.

“Deki” ka pasur dhe ka nje lidhje shume te fuqishme me bluzen zikalter dhe kjo duket edhe nga ngjarje si keto. Ose te mos harrojme ate festim ne transferten e Parmes ne 2008 ku pas betejes se fituar u perul ne gjunj perpara tifozeve te Interit dhe vetem qante nga gezimi. Stankovic eshte nje prej lojtareve me te dashur nga tifozet zikalter pikerisht sepse me ta ka ndare gezime dhe hidherime, humbje dhe fitore, nga sezonet per tu harruar deri tek tripleta e mrekullueshme. Nje ngjitje shkallesh qe fillon me golin ndaj Milanit (nga goditja e kendit) dhe Juventusit ne muajt e pare si zikalter e deri tek nata e Madridit: nje kurorezim endrre e kultivuar qe prej dites se pare te debutimit kur kishte vetem 16 vjet mbi shpatulla tek Ylli i Kuq i Beogradit.

Rrugetimi i gjate i Stankovic ve ne dukje nje shpirt prej luftetari dhe nje klas prej fantazisti: per Interin ka luajtur si sulmues krahu, trekuartist, playmaker, mesfushor qendror, shkaterrues si edhe si sulmues i dyte. Nje ushtar i gatshem gjithmone per cdo beteje. Nese kishte nje beteje perpara, ai ishte i pari qe veteofrohej. Grinte dhe snaiperist: e djathta qe nisej nga larg dhe qe ndalej ne trekendesh eshte marka qe Dejan njihet ne te gjithe boten dhe aftesia e tij per te qene i sakte nga larg portes ka hyre ne histori me dy golat ndaj Genoas dhe Schalke 04, te cilat jane shenuar nga pertej mesit te fushes. Edhe per kete, ne momentin e lamtumires, publiku i San Siros eshte prekur: “flakerimet” e “Dragoit” nuk do te ndizen me ne fushen e blerte, por zemra e tij do te mbetet gjithmone zikalter.

“Kam patur nderin e madh te vesh keto ngjyra qe do te qendrojne pergjithmone si lekura ime, nuk mund ti fshij dot kurre, askush nuk mund ti fshije.”

DEJAN STANKOVIC (Beograd 11 shtator 1978) vjen tek Interi ne janarin e 2004 nga Lazio per 4 milion euro. Me bluzen zikalter luan 326 ndeshje ne 9 sezone dhe shenon 42 gola: i njohur kudo nga tifozet zikalter si “Dragoi”, eshte nje nga mesfushoret me legjendar te historise se Interit, ku fitoi 5 kampionate, 4 Kupa Italie, 4 Superkupa Italie si dhe nje Champions League dhe nje Boteror per Klube. Ikone e futbollit serb, ka qene kapiten qe ne moshen 18 vjecare i Yllit te Kuq te Beogradit dhe mban rekordin e prezencave (103) me kombetaren e tij.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.