Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

86 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110Inter – Dy jetët e Njeriut Merimangë

#110Inter – Dy jetët e Njeriut Merimangë
Inter Club Staff

Fanellën zikaltër e veshi 473 herë: për herë të parë në 1982 dhe për herë të fundit në lot, në një mbrëmje pranvere të vitit 1994, finalja fituese e Kupës UEFA. Ndërsa uniformën e postierit e ka veshur disa herë. Ishte viti 2000 kur pranoi propozimin e Maria De Filippi për “C’e Posta per te”. Postieri në “Canale 5” dhe fanella që bëri historinë e futbollit italian. Dy role që duken shumë larg njëri tjetrit, por nuk ka kontradiktë nëse ai që i lidh të dyja është Walter Zenga.

Sepse Walter, një nga portierët më të fortë në historinë e zikaltër, ishte ndoshta futbollisti i parë që kombinonte sportin dhe popin. Në portë përveç talentit, ai bashkonte instinktin dhe guximin. Por ishin pikërisht këto karakteristika që e bënin të eksploronte botën e televizionit, dhe jo vetëm. Zenga gjithmonë ka qenë ikonë popi. Ashtu si në vitin 1987 kur regjistroi një disk të titulluar “Shoku yt Walter Zenga”. Tetë këngë, të cilat në ditët e sotme nuk janë të disponueshme për tu gjetur në internet, por prej tyre ka mbetur vetëm kopertina: Zenga i ri duke qeshur e duke mbajtur një fëmijë në krahë, në një studio regjistrimi.

Zenga mund ta bënte një gjë të tillë, pa u dukur jashtë jashtë pozicionit të tij. Por gjithsesi, vazhdonte të flitej për të, e veçnërisht për gjestet e tij në fushën e lojës. Nga 1989 në 1991 ai u zgjodh portieri më i mirë në botë për tre herë rresht, fitoi Scudetton e Rekordeve dhe luajti si protagonist në Kupën e Botës së 1990-ës. Ndërkohë, karakteri “pop” i Walterit, vazhdonte të dilte në pah në momentetet më të papritura. Ashtu si në vitin ’92 kur nuk u grumbullua nga Arrigo Sacchi ne Evropianin e atij viti. Gazetarët i kërkuan atij të komentonte për arsyen e përjashtimit, ndërsa ai, rebel dhe me syze të errëta Ray Ban, nuk u përgjigj, por vetëm këndoi vargjet e këngës së “883”: “Kanë vrarë Njeriun Merimangë, se kush e vrau nuk e di.” Qysh atëherë, të gjithë e njohim si “UOMO RAGNO”, ose “Njeriu Merimangë”.

Walter Zenga (Milano, 1960) ka veshur fanellën e Interit për 473 herë, mes viteve 1982 dhe 1994, duke fituar 1 Scudetto, 1 Superkupë Italiane dhe 2 Kupa Uefa. Në nivel individual, ai u zgjodh tre herë si portieri më i mirë në Botë nga 1989 në 1991. Me kombëtaren italiane ai ka 58 paraqitje, ku ka marrë pjesë në dy Kupat e Botës (1986 dhe 1990) dhe një Evropian në 1988.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.