Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

186 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

110Inter – E majta e zotit

110Inter – E majta e zotit
Inter Club Staff

Ne 12 maj te 1965 ne stadiumin e San Siros po luhej nje ndeshbje qe duhet te fitohej dhe nje gjysemfinale qe duhej permbysur: Liverpool kishte fituar 3-1 ndeshjen e pare dhe Interit te Helenio Herreres i duhej nje super loje per te arritur finalen. Ne minuten e tete u vershellye nje goditje denimi per te zotet e shtepise nga hyrja e zones. Ai qe e goditi ishte sulmuesi i krahut dhe gjuajtja ishte nje parabel e embel dhe e pameshirshme, nje top qe perkedhel murin dhe i pakapshem nga portieri kundershtar. Gol ky qe i hapi rrugen nje nga fitoreve me te bukura ne historine e Interit.

Goditja e denimit me stolin e “gjethes se rene” mbante siglen e fabrikes se Mario Corso, lojtari i preferuar i presidentit Angelo Moratti e deri tek nga gruaja e tij dhe femijet qe te gjithe e kishin pike te dobet. Ne fakt ne ate kohe nuk kishte njeri te mos dashurohej me te majten magjike te atij lojtari po aq magjik. Kemba e Corsos nuk eshte nje kembe normale: pas nje ndeshje ndermjet Italise dhe Izraelit ne 1961, tranjeri kundershtar e cilesoi si “e majta e zotit”. E imagjinoni tani nese i zoti i asaj kembe ishte gjithashtu nje gjeni i vertete, nje numer 10 i veshur si nje numer 11 dhe qe ishte enderra e cdo tranjeri te asaj kohe. Por Corso kishte nje tip shume te veshtire. Aq te veshtire sa “Magjistari” Herrera ne fund te cdo sezoni kerkonte shitjen e tij por ne menyre te perpikte e gjente tek qendra stervitore cdo fillim sezoni. Corso ne ate skuader mund te kishte luksin te luante edhe vetem me nje kembe (Me mire nje kembe si kjo e imja se sa dy te kota”, dashuron te thote e te perserise ai) e te mos harrojme fiksimin per te luajtur me corapet poshte gjurit, ne homazh te idhullit te tij Omar Sivori.

“Corapet poshte gjurit? Ishte nje homazh. Per idhullin tim: Omar Sivori, e adhuroja. Ai luante si nje amerikano latin dhe me corapet poshte, e imitova menjehere sa mu dha mundesia.”

E majta e tij super e sakte dhuronte gjithmone gezim, entuziazem dhe triumfe per popullin zikalter. Pikerisht si ne Madrid, tetatri i ndeshjes kualifikuese per Kupen Interkontinentale te 1964: 0-0 deri ne minuten e 6 te pjeses se dyte shtese, deri kur Corso tronditi Independienten fale nje te majte te fuqishme dhe precize. Ose ashtu si ndodhi ne derbyn e kthimit ne 1971, ku ai ishte deciziv per rekuperimin ndaj Milanit dhe fitoren e skudetos numer 11. Edhe ne ate raste ishte nje goditje denimi nga hyrja e zones: te gjithe prisnin stilin e “gjethes se rene” por Mario do te leshoje nje predhe te vertete drejt portierit qe perplaset bashke me top ne rrjete. Per magji te tilla, eshte e vertete, mjafton nje kembe e vetme.

Mario Corso (San Michele, 25 gusht 1941) luan tek Interi nga 1957 deri me 1973 duke koleksionuar 502 prezenca ( i gjashti ne historine zikalter) dhe 94 gola (i dhjeti ne klasifikimin e me shume golave te shenuar). Corso eshte gjithashtu shenuesi me i ri ne historine e Interit: ka shemnuar ne 30 nentor 1958 kunder Bolognas ne moshen 17 vjecare e 3 muaj e 5 dite. Kapiten per tre sezone rradhazi, fitoi ne total kater kampionate, dy Kupa Kampionesh dhe dy Kupa Interkontinentale. Luan edhe per dy sezone te tjera tek Genoa perpara se te terhiqej nga futbolli. Si tranjer u ul ne pankinen e Interit nga nentori i 1985 deri ne maj 1986. Ne kombetare 23 prezenca per te dhe 4 gola.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.