Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

97 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110Inter – El Arquitecto del Futbol

#110Inter – El Arquitecto del Futbol
Inter Club Staff

Cdo tranjer ka nje nxenes te preferuar dhe ai i Helenio Herreres ka qene Luis Siarez: djali i nje kasapi galician, do te jete zemra dhe truri i skuadrave te “Magjistarit”. Me nje inteligjence futbollistike jashte normales, “Luisito” do te ishte keshtu nje nga njerezit me te rendesishem te Interit te Madh dhe njeriu qe beri qe ajo “makine lufte” te funksiononte per mrekulli.

Per sa i perket te tjerave, ka nje motiv se pse ai prezantohet tek Interi ne 1961 me epitetin “Arkitekti i futbollit”: vjen nga Spanja, ku ka fituar dhe bindur, duke marre ne shtepi madje edhe Topin e Arte ne 1960. Eshte nje marreveshje e arte edhe per Barcelonen qe ja shet Interit per shifren e cmendur te kohes prej 25 milion pesetas, me shume se 250 milione lira ne ate epoke. Pikerisht fale shitjes se Suarez, katalanasit kompletojne ndertimin e stadiumit. Nderkohe ai shperblen investimin me nje vizion te mrekullueshem loje dhe dy kembe te rafinuara qe dizenjojne gjeometri pa u ndalur. Herrera i beson celesat e mesfushes dhe Suarez peshkon shoket e skuadres me topa milimetrik, assist pa fund dhe shpesh i topat i fut edhe vet ne rrjete. Prekje te mrekullueshme qe bente kundershtaret te cmendeshin, finta pafund me trup dhe gjuajtje aq te sakta sa dukej sikur po luante bilardo e jo futboll.

“Ej djema, jemi ketu per ti mundur, jo per ti mare autografe!”

Klasin e padiskutueshem te “Luisitos” e shoqeronte jeta e nje atleti dhe kultura e punes, duke u stervitur edhe ne ditet pushim. Por sekreti i tij ishte nje valixhe ne te cilen ishte mister se cfare mbante brenda: disa thone se kishte djathera dhe sallam, nje diete speciale qe ai mbante per te qene ne top forme. Por ne ato vite, Suarez kishte pas vetes edhe nje mal me eksperience qe beri te mundur qe Interi te triumfonte edhe ne Europe. Perpara finales se Kupes se Kampioneve ne 1964 ne Viene kunder Real Madrid, shoket e tij te skuadres po shikonin me ndrojtje dhe pak te emocionuar rivalet e Real, por ne ate kohe i takon “Arkitektit” te flase dhe gjen pikerisht fjalet e duhura per ti dhene zemer: “Ej djema, jemi ketu per ti mundur, jo per ti mare autografe”. Pjesa tjeter eshte histori!

Luis Suarez Miramontes (La Coruna, 2 Maj 1935) vjen tek Interi nga Barcelona ne 1961 per rreth 250 milione lira. Me bluzen zikalter luan 328 ndeshje, duke shenuar 54 gola dhe duke fituar tre kampionate, 2 Kupa Kampionesh, dhe dy Kupa Interkontinentale. Ne karriere ka veshur edhe bluzat e Deportivo La Coruna dhe Sampdoria. Ka stervitur Interin ne vitin 1974-75 dhe ka qene pjese e shoqerise nga 1992-1995. Eshte i vetmi lojtar spanjoll qe ka fituar Topin e Arte (1960).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.