Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

50 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110Inter – Epilogu portugez

#110Inter – Epilogu portugez
Inter Club Staff

Në vitet e fundit ka pasur shumë kampionë të nivelit Botëror që kanë ardhur për të mbyllur karrierën në kampionatin italian, duke mos lënë asnjë shenjë. Por Figo nuk është njëri prej tyre. Pasi fitoi gjithçka me Barcelonën dhe Real Madridin, ai mbërriti me parametra zero tek Inter. Portugezi menjëherë filloi të argëtojë publikun e San Siro-s me dribling, assist dhe gola të nivelit të lartë, çka e bënë që shumë shpejt të thirrej me pseudonimin “El paso doble”.

Në Milano ai vazhdoi të bënte atë që kishte bërë gjithmonë në karrierën e tij: të fitonte. Në katër vite me Interin arriti të fitojë 4 Scudetto, 1 Kupë Italie dhe 3 Superkupa Italie. Në fund do numëroheshin 140 ndeshje me zikaltërit dhe 11 gola të shënuar. Më i rëndësishmi, sigurisht ai i datës 26 gusht 2006. Në San Siro, luhej finalja e Kupës së Italisë, ndeshja e parë zyrtare pas tërmetit të shkaktuar nga Calciopoli. Sytë janë të gjithë të fokusuar tek Inter që pas shumë vitesh, kthehet të luajë me “trikolorin” e ngjitur mbi gjoks. Por fillimi i ndeshjes është katastrofik: pas 34 minutash Roma është në epërsi 3-0 ndërsa ndeshja duket e mbyllur. Në këtë pikë, do të duhej eksperienca dhe klasi i Figos, të cilat dalin në pah dhe udhëheqin përmbysjen e madhe, duke e mbyllur 90 minutshin me rezultatin 3-3, ndërsa në kohën shtesë, me një kryevepër nga goditja e dënimit, portugezi do arrijë që ti japë fitoren Interit.

Për shkak të dëmtimeve të shumta, në fund të sezonit 2007-2008, Figo do të ishte një hap larg nga tërheqja. Por në stolin zikaltër vjen një tjetër portugez, José Mourinho dhe është pikërisht “Special One” që e bind atë për të vazhduar. Së bashku ata përjetojnë një tjetër sezon triumfues i cili përfundoi me fitoren e Scudettos së rradhës. Në 31 maj 2009, kundër Atalantas, Figo do të luante ndeshjen e tij të fundit në San Siro, me shiritin e kapitenit në krah ndërsa publiku zikaltër i dhuroi unanimisht brohoritje dhe një “standing ovation” në momentin e zëvëndësimit. Një anësor me klasin e tij, lind vetëm çdo 30 vjet.

Luis Figo ka lindur në vitin 1972. Është rritur në ekipet e moshave të Sporting Lisbon, me të cilët ka debutuar në futbollin profesionist në vitin 1989, ndërsa pas 5 vitesh u transferua tek Barcelona. Me Blaugranat fitoi 2 Kampionate Spanjolle, 2 Kupa Mbreti, 1 Kupë Kupash dhe 1 Superkupë Europiane. Në vitin 2000 ai u transferua tek Real Madrid me të cilët fitoi shumë trofe të tjerë duke përfshirë Ligën e Kampionëve në vitin 2002. Ekipi i fundit i karrierës së tij ishte Interi me të cilin fitoi 4 Scudetto të njëpasnjëshme midis viteve 2005 dhe 2009. Është zgjedhur Topi i Artë në vitin 2000 dhe ka luajtur 127 ndeshje me fanellën e Portugalisë.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.