Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

70 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110Inter – Fanella zikaltër si lëkurë të dytë

#110Inter – Fanella zikaltër si lëkurë të dytë
Inter Club Staff

“E ndjej fanellën zikaltër sikur të ishte lëkura ime e dytë”. Një fjali që përmbledh gjithçka, fjali që faktikisht pak njerëz mund ta thonë, por vetëm njëri mund ta thotë pa e veshur ndonjëherë atë fanellë. Sepse Luciano Castellini, një nga portierët më të fortë italianë të të gjitha kohërave, me më shumë se 400 ndeshje në Serie A, Interin e ka hasur vetëm si kundërshtar . Por pavarësisht kësaj, Interin e ka në ADN dhe gjithmonë ka qënë tifoz i çmendur i ”Beneamata-s”.

“Unë kam qenë gjithmonë interist. Në shtëpinë time në Menaggio, pranë liqenit të Como-s, kam qënë zv/president i Inter Club-it lokal. Pastaj Interi më dha mundësinë për të hyrë në familje ndërsa unë fanellën zikaltër e ndjej sikur e kam të qepur në trup.

Edhe para se të bëhej futbollist profesionist, si adoleshent, ai luan shumë turne të rinjsh me një ekip nga provinca e tij, që quhej Inter si dhe ishte zv/president i “Inter Club Menaggio (Como)”, vendi ku ai u rrit. Më pas kapërcimi në futbollin profesionist. Tetë vjet tek Torino, me të cilën fitoi 1 Scudetto dhe 1 Kupë Italie, e aty mori dhe pseudonimin “Jaguari”. Më pas transferohet tek Napoli me të cilin luajti edhe shtatë sezone të tjera. Vetëm pas tërheqjes nga futbolli i luajtur, rrugët e Castellinit dhe Inter më në fund do të takohen. Në 1988 ai u bë trajner i portierëve të ekipit të parë.

Nëpër duart e tij kalojnë shumë kampione të mëdhenj që kanë bërë histori: nga Zenga tek Pagliuca, duke kaluar tek Toldo apo dhe Frey. Julio Cesarin nuk e ka trajnuar kurrë, por ishte pikërisht ai që e zbuloi dhe e solli në Itali. Gjatë këtyre viteve, për dy periudha të shkurtra ka qënë edhe trajneri i ekipit të parë zikaltër. Në vitin 1997, në dy ndeshjet e fundit të kampionatit, pas shkarkimit të Roy Hodgson dhe në vitin 1999, për katër ndeshje, pas shkarkimit të Luceskut. Më pas bëhet vëzhgues për zikaltërit duke zbuluar portierë të tjerë të talentuar. I fundit është edhe Ionut Radu, 20 vjeçari i cili sot luan tek Avellino por që i ka të gjitha mundësitë që të jetë numri 1 i Interit të së ardhmes. Të veshë atë fanellë që “Jaguari” nuk e veshi asnjëherë, por që e ndjeu si të ishte lëkura e tij e dytë. Gjithmonë.

Luciano Castellini ka lindur në Milano në vitin 1945. Ai bëri debutimin e tij në Serie A në sezonin 1970-1971 me fanellën e Torinos, me të cilën në 1976 fitoi një Scudetto. Pas tetë sezoneve me fanellën Granata, u transferua tek Napoli ku luan 7 sezone, përpara se të tërhiqet nga futbolli i luajtur në moshën gati 40 vjeçare. Me Kombëtaren italiane mori pjesë si portier i dytë në Kupën e Botës të vitit 1974. Pas tërheqjes nga futbolli i luajtur, ai u bë trajner i portierëve dhe më pas vëzhgues i talenteve për llogari të Interit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.