Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

70 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110Inter – Finalja e madhe e Gianpiero Marinit

#110Inter – Finalja e madhe e Gianpiero Marinit
Inter Club Staff

“Po, mund t’ja dalim”. Këto ishin fjalët e Giampiero Marinit disa ditë përpara ndeshjes së kthimit të finales së Kupës Uefa, ndaj Salzburgut. Ish trajneri i Primaverave, kishte zëvendësuar Osvaldo Bagnolin në pankinën zikaltër, për të mbyllur sezonin 1993-1994. Një sezon deri atëhere shumë i komplikuar, i cili u mbyll në vendin e 13 në Kampionat por shumë pranë ekipeve të fundit të renditjes. Por ishte akoma Europa, Interi akoma mund të ngrinte një trofe europian. Më shumë se për skemat, lojtarët kanë nevojë për motivime: koha në dispozicion është shumë e shkurtër dhe rreziku ishte edhe më i madh. Mbase kjo ishte arsyeja që presidentit Pellegrini, Marini ju duk personi i duhur.

Si lojtar, ka veshur fanellën zikaltër për pothuajse 11 vjet, nga1975 deri në 1986. Ka fituar një Scudetto e dy Kupa Italie, si dhe fitoi ekipin kombëtar në moshën 30 vjeçare duke u bërë kampion bote në vitin 1982. Si një mediano i mirë, ai është mësuar të luftojëe, të mos lëshojë pe për asgjë, të luftojë për çdo top. I mjaftonte vetëm një shikim drejt lojtarëve të tij për të kuptuar se ajo që duhet të shikonin ishin ato sytë e tigrit që nuk i mungonin kurrë. Erdhi kështu dita e finales. San Siro vlon nga entuziazmi. Tetëdhjetë mijë tifozët zikaltër janë gati të lënë pas krahëve një sezon shumë të dhimbshëm. Interi duhet të mbrojë 1-0 e Vjenës, por në fakt bën më shumë: fiton me të njëjtin rezultat të ndeshjes së parë. Kupa e Uefa është e zikaltërve. “Po, më mjafton një shikim që unë të kuptoj se çfarë do të bëjnë”. Fundin e lumtur,
Marini e kishte parë në sytë e djemve të tij.

Gianpiero Marini (Lodi, 25 shkurt 1951) ishte futbollist dhe trajner i Interit. Si lojtar, ai ka mbuluar rolin e mesfushorit, duke koleksionuar 375 paraqitjet me zikaltërit dhe duke shënuar 13 gola nga 1975 deri në 1986, duke fituar 1 Scudetto dhe 2 Kupa Italie. Ai drejtoi Primaverat e Interit nga 1987 deri në 1991 dhe përfundoi në stolin e ekipit të parë në sezonin 1993-1994 duke fituar Kupën Uefa. U bë Kampion i Botës në 1982 me kombëtaren italiane, me të cilën, ka koleksionuar 20 paraqitje.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.