Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

75 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110Inter – Giuliano Satri, kur fati të hap dyert

#110Inter – Giuliano Satri, kur fati të hap dyert
Inter Club Staff

Në moshën kur Gigi Buffon ka debutuar në fushat e Serie A, ai nuk kishte prekur kurrë një top futbolli, as për rastësi. Historia e Giuliano Sartit, një prej portierëve më të mëdhenj të historisë së Interit, është një prej historive që nuk mund të shkruhet kurrë në ditët e sotme, një histori që vjen nga një epokë tjetër futbolli.

Giuliano gjatë gjithë afoleshencës nuk e ka pasur topin në mendje. Bënte xhiro me biçikletë në rrugët me pluhur të Emilias së pasluftës për të shitur artiçokë dhe limonë për babain e tij që ishte shitës frutash. Pastaj një të diele shkoi për të parë një ndeshje amatore dhe portieri i një prej skuadrave lëndohet. Në portë përfundon ai dhe tregon se di të mbroj. Vitin tjetër regjistrohet nga një skuadër të kategorisë së dytë dhe fillon ngjitjen e tij që duket e pamundur drejt futbollit të madh.

Pas dy sezoneve të luajtura në Promozione me fanellën e Centese, arrin thirrja që nuk mund ta mendonte. Fiorentina i hap dyert e Serie A. Me Violët fiton vendin e titullarit, fiton një Skudeto dhe arrin në finale të Kupës së Kampionëve të cilën e humb kundër Real Madridit.

“Rreth futbollit nuk dija asgjë, askush nuk më kishte mësuar të qëndroj në portë, të mbroj, të pozicionohem. – tregon vite më vonë – Bëja gjithçka me instinkt”.

Pas 9 sezonesh në Firenze blihet nga zikaltërit. Herrera e dëshiron titullar në Interin e Madh. Dhe menjëherë futet në legjendë, atë që fillon: “Sarti, Burgnich, Facchetti…”. Me Interin fiton më shumë se çdo portier tjetër zikaltër: dy Skudeto, dy Kupa të Kampionëve dhe dy Kupa Interkontinentale. Sarti ai i legjendës, Sarti që si 17 vjeçar shiste fruta në treg.

Giuliano Sarti, i vitit të lindjes 1933, debuton në Serie A me fanellën e Fiorentinës. Në 9 sezone me Violët fiton një Skudeto dhe një Kupë të Kupave. Në 1963, si 30 vjeçar, transferohet te Interi. Me zikaltërit, të udhëhequr nga Helenio Herrera fiton edhe dy Skudeto, dy Kupa të Kampionëve dhe dy Kupa Interkontinentale. Ka mbyllur karrierën në Juventus dhe ka 8 paraqitje me Italinë. Vdes në moshën 83 vjeçare në qershorin e 2017.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.