Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

109 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110Inter – Hernan Crespo, rikthim tek “dashuria e vjetër”

#110Inter – Hernan Crespo, rikthim tek “dashuria e vjetër”
Inter Club Staff

Hernan Crespo shpërtheu në lot kur në verën e vitit 2003, do largohej nga Interi për tek Chelsea. Aventura e tij zgjati vetëm një sezon, tamam koha e duhur për të rënë në dashuri me fanellën përpara se të largohesh. Por ai nuk kishte se ta dinte në atë kohë, se 3 vjet e gjysmë më pas do kthehej që të vishte përsëri atë fanellë duke e nderuar dhe duke realizuar më në fund ëndrrën e tij.

Aventura e parë e Crespos tek Inter fillon në ditët e fundit të merkatos verore të vitit 2002. Ekipi kishte nevojë për një zëvëndësues të denjë të Ronaldos, i larguar tek Real Madridit: sulmuesi argjentinas i cili shënonte rregullisht me fanellën e Lazios dukej teorikisht si kandidati perfekt. Kështu Hernan merr numrin 9 dhe fillon të zerë vend në zemrat e tifozëve, duke luajtur çdo ndeshje me atë shpirtin luftarak Amerikano Jugor dhe me klasin e një sulmuesi të një niveli botëror. Tifozët filluan të çmenden për të dhe shumë shpejt erdhën edhe golat e parë, veçanërisht në Europë: në fazen e grupeve të Championsit janë 7 gola në 6 ndeshje. “Valdanito” dhe Christian Vieri kuptohen aq mirë me njëri tjetrin në fushën e lojës sa shumë shpejt do të formojnë dyshen sulmuese më të admiruar e njëkohësisht më të frikshme në kampionatin italian. Në fund të sezonit, Hernan do të largohet nga Pinetina, por nuk është një lamtumirë: rrugët e tij me të Interit do të bashkohen përsëri, pas një devijimi të dhimbshëm, që e pa të kthehej edhe në Milano, por me ngjyrat e gabuara.

“Ishte shumë e vështirë për mua, nuk doja që të largohesha nga Interi. Atë ditë jam larguar duke qarë nga Pinetina, ndihesha shumë keq.”

Por fanella zikaltër, për të ishte e parezistueshme. Në 2006 Hernán do të rikthehej përsëri që ta vishte (kësaj rradhe jo numrin 9, por numrin 18) dhe ndjesia ishte sikur të mos e kishte braktisur kurrë. Shënoi ditëni debutimit (të ri) në Superkupën e Italisë dhe shënoi gjithashtu në kampionat: me golat e tij e lëshoi Interin në sprintin drejt titullit, duke mposhtur Romën dhe Milanin, rivalët e Scudettos. Jeta e dytë si zikaltër ishte e mbushur me kënaqësi personale dhe suksese të skuadrës: Crespo, i cili kurrë nuk kishte fituar një kampionat në Itali, me Interin fitoi tre rrjesht, të gjithë të shenjuar nga golat e tij vendimtarë. Dëshirat e tij u bënë më në fund realitet, llogaritë që kishte lënë pezull me të kaluarën, më në fund u konsideruan të mbyllura.

Hernan Jorge Crespo (Florida, 5 korrik 1975) mbërriti tek Inter nga Lazio në vitin 2002 për 36 milionë euro. Me zikaltërit luajti gjithsej 117 ndeshje dhe shënoi 46 gola, duke fituar 3 Scudetto dhe 2 Superkupa Italie. Konsiderohet si një nga sulmuesit më të mirë të gjeneratës së tij, ai gjithashtu ka veshur fanellat e River Plate, Parma, Chelsea, Milan dhe Genoa. Hernan është golashënuesi i tretë më i mirë i kombëtares argjentinase, me të cilën luajti 3 Kampionate Botërore, duke koleksionuar 64 ndeshje dhe shënuar 35 gola.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.