Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

155 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110Inter – Hollandezi jo fluturues, Dennis Bergkamp

#110Inter – Hollandezi jo fluturues, Dennis Bergkamp
Inter Club Staff

Kur u largua nga Interi, në 1995, Dennis Bergkamp, kërkoi një klauzolë në kontratën me skuadrën e tij të re, Arsenalin: nuk do të marrë pjesë në transfertat e largët, sepse nuk i pëlqen të udhëtojë me aeroplan. Bergkamp ka qënë një prej sulmuesve më të talentuar të gjeneratës së tij, një kampion që ka shkëlqyer në vitet 2000. Por në Milano, ka shkëlqyer vetëm pjesërisht dhe tifozët zikaltër e kujtojnë pothuajse vetëm për frikën e tij për të fluturuar.

Një frikë që lind nga larg, sic thuhetc nëpër histori të ndryshme. Dennis kishte mbetur i traumatizuar kur ishte djalosh i ri, nga një turbolencë gjatë një fluturimi në Sicili. Pastaj një incident ajror kur vdesin disa lojtarë holandez (1989) dhe shakaja e një gazetari në bord të aeroplanit të Kombëtarës Holandeze (1994) rrisin fobinë e tij duke çuar në një vendim përfundimtar. I terrorizuar në një masë të madhe, por në fushë Bergkamp jep më të mirën e tij. Simbol i “futbollit total”, mëson direkt artin nga më i miri i maestrove: Johan Crujiff, trajneri I parë i tij. Dhe mëson mjaft mirë, teknikës së tij të lartë i shton dhe një vizion të përshpejtuar loje, që i lejon të kuptoj ku do të përfundoj topi para kundërshtarit dhe të gjej trajektore surreale për të gjuajtur në portë ose për të dhënë pasime të shkëlqyera.

“Pas çdo goditje të topit duhet të jetë gjithmonë një mendim”.

Në Itali has në vështirësi ambientimi, por shpaguan veten duke udhëhequr zikaltërit në fitimin e Kupës UEFA në 1994, vit ku edhe shpallet golashënuesi më i mirë i turneut. Kuptohet shpejt që për të do të ketë një fushatë europiane triumfuese. Në raundin e parë Interi takon Rapid Bucarest dhe ndeshja e parë është një show i Bergkamp, që realizon një tripletë duke treguar të gjithë aftësitë e tij: një penallti e goditur me gjakftohtësi, një super gol dhe një gol në gjysmë-roveshatë. Me topin afër, Dennis nuk ka frikë të qëndrojë në ajër.

Dennis Nicolaas Bergkamp (Amsterdam, 10 maj 1969) mbërrin tek Interi në 1993 nga Ajax për 18 miliardë lireta. Luan dy sezone me Interin, duke bërë 72 paraqitje dhe 22 gola. Fiton Kupën UEFA dhe titullin e golashënuesit. Legjendë e Arsenalit dhe Holandës, ka marrë pjesë në Botëroret e 1994 dhe 1998, me kombëtaren holandeze, me të cilën ka luajtur 79 ndeshje dhe ka shënuar 37 gola.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.