Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

123 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110Inter – Interist i lindur

#110Inter – Interist i lindur
Inter Club Staff

Nëse je djali i golashënuesit të dytë më të mirë në historinë e Interit dhe babai tënd ka shënuar gol në një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e kombëtares italiane, atëhere zgjedhja për të ndjekur rrugën e futbollit, është pa shumë pengesa. Por në fakt, karriera e Mattia Altobellit, djali i Alessandros së famshëm, të quajtur “Spillo”, nuk ishte dhe aq e lehtë. Me fanellën zikaltër kaloi nëpër të gjithë zinxhirin e moshave, duke fituar një Scudetto me ekipin Primavera dhe një kupë të Turneut Viareggo. E në fakt i takon të shijojë edhe debutimin me ekipin e parë zikaltër, në një ndeshje të Kupës së Italisë, në vitin 2002 kundra Barit. Por më pas, fillon disheza në në kampionatet e kategorive më të ulëta, me disa paraqitje në Serinë B, e më shumë në Serinë C, përpara se zbresë akoma më poshtë, në futbollin amator.

Ndërsa babai Spillo, me fanellën e Interit ka bërë histori. Mbërrin në Milano në verën e vitit 1977 në moshën 21 vjeçare, pasi ka hedhur hapat e parë në futbollin profesionist me fanellat e Latinas dhe Brescias. Inkuadrohet menjëherë si titullar dhe në vitin e tij të parë fiton Kupën e Italisë me një gol të tijin në finale. Në sezonin 1979 -80 fiton Scudetton me zikaltërit, duke shënuar 15 gola (golashënuesi i dytë më i mirë i kampionatit, pas Bettegas), ndër të cilat bie në sy hat-tricku ndaj Juventusit në Derbin e Italisë. Spillo ishte një sulmues i kompletuar, që ishte i aftë të shënonte në të gjitha kompeticionet; Kampionat, Kupë Italie apo gara europiane, për të nuk ka asnjë dallim, luan dhe shënon.

“Fanella zikaltër është jeta ime, unë kam lindur interist. Edhe skuadra ime e parë, Latina, kishte fanellë zikaltër. Më pas kam kurorëzuar ëndrrën time për të ardhur tek Inter ku kam dhënë kontributin tim duke qënë pjesë e historisë zikaltër.”

Ka shënuar shumë gola, edhe me fanellën e Italisë, pavarsisht konkurrencës së madhe me sulmues të kalibrit si Paolo Rossi dhe Graziani, por kjo nuk e pengon atë që të hyje në tabelën e golashënuesve në finalen e Botërorit të vitit 1982, ndaj Gjermanisë. Në moshën 27 vjeçare, Spillo ishte në majë të Botës. Largohet nga Interi në vitin 1988 pas disa mospërputhjesh me idetë e Trapattonint, pikërisht përpara Scudettos së rekordeve, por me 209 gola në kurriz, me fanellën zikaltër. Më mirë se ai, me këtë fanellë, ka bërë vetëm Giuseppe Meazza.

Alessandro Altobelli ka lindur në vitin 1955 dhe është rritur si futbollist tek ekipi i Latinas. Pas tre sezoneve në Serinë B me Brescian, blihet nga Interi në vitin 1977. Me fanellën zikaltër luan për 11 sezone duke koleksionuar gjithsej 406 ndeshje dhe duke shënuar 209 gola (golashënuesi i dytë më i mirë pas Meazza). Ai ka fituar 2 Kupa Italie dhe 1 Scudetto. Me Kombëtaren Italiane ka luajtur 61 ndeshje duke shënuar 25 gola si dhe ka fituar Kampionatin Botëror të vitit 1982 duke shënuar në finale.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.