Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

61 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110Inter – Juan Sebastian Veron dhe gjuajtja e shtrigës

#110Inter – Juan Sebastian Veron dhe gjuajtja e shtrigës
Inter Club Staff

Superkupa e Italisë e vitit 2005 ishte një ndeshje e tensionuar por e barabartë: Juventus dhe Inter vazhdojnë akoma të ruajnë barazpeshën në 90 minutshin e rregullt të ndeshjes, mbërthyer në shifrat 0-0. Në shtesën e parë, zikaltërit ndodhen paksa në vështirësi, ndaj kanë nevojë për një shkëndijë, në mënyrë që të ndryshojnë rrjedhën e ndeshjes. Atëhere del në pah Juan Sebastián Verón, i cili nxjerr nga repertori një gjuajtje vrastare: një e djathtë e mprehtë që e gjen portierin në kundra kohë dhe i jep fitoren ekipit të tij.

Veprime të tilla nderojnë pseudonimin e Veron: “Brujita”, i cili në spanjisht do të thotë “shtrigë-magjistare e vogël” dhe që Juan Sebastián e trashëgon nga babai i tij Juan Ramón, i cili ka qënë gjithashtu një mesfushor lider dhe shumë luftarak. Nga këmbët e tij nisin inkursionet e vërteta të ekipit, parabola në të cilat topi duket sikur është i lidhur nga një fije e padukshme në qiell. Veroni e përshkon të gjithë fushën me pasime në zona milimetrike, i çon sulmuesit drejt golit me filtrime vizionare të topit dhe shpesh gjuan drejt portës edhe nga pozicionet që mund të duken thuajse të pamundur. Me fanellën e Lazios ai madje arrin të shënojë një gol “Olimpik”, direkt nga goditja e këndit; me fanellën e Interit nuk duhen humbur gjuajtjet e fuqishme nga jashtë zonës që shpesh kanë gjetur të papërgatitur portierët. “Brujita” kombinon grintën dhe karakterin: nuk e frikësojnë kontrastet e forta dhe as përballjet me kundërshtarët më agresivë. Në fushë kurrë nuk e tërhoqi këmbën pas dhe luftoi papushim për ngjyrat që mbante veshur.

“Mund ta dalloja që nga prekja e parë, nëse atë ditë topi në fushë, do ishte apo jo miqësor me mua. Nëse po, e dija që mund të bëja çfarëdo lloj gjëje, duke rrezikuar të bëja çfarëdo lloj veprimi teknik.”

Edhe për këtë arsye, gjatë sezoneve të tij me Interin, trajneri Roberto Mancini e bën atë pikën kuçe të mesfushës zikaltër dhe publiku i San Siro e celebron, duke brohoritur në çdo prekje klasi të tij. Ai do të qëndrojë në Milano vetëm dy vjet, para se të kthehet tek Estudiantes, ekipi i zemrës së tij dhe familjes së tij: në kohë për të fituar trofeun e parë pas një kohe të gjatë dhe të inagurojë një epokë të madhe të fitoreve zikaltër. Për të thyer mallkimin, ndoshta ishin të nevojshme magjitë e një “shtrige”.

Juan Sebastián Verón (La Plata, 9 mars 1975) mbërrin tek Inter nga Chelsea në huazim në vitin 2004. Luan 74 ndeshje në dy sezone, duke shënuar 4 gola e duke fituar 1 kampionat, 2 Kupa Italie dhe 1 Superkupë Italie. Në karrierën e tij gjithashtu ka veshur fanellat e Estudiantes, Boca Juniors, Sampdoria, Parma, Lazio dhe Manchester United. Me ekipin kombëtar argjentinas ka koleksionuar 75 paraqitje dhe ka shënuar 10 gola, duke marrë pjesë në Botëroret e vitit 1998, 2002 dhe 2010.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.