Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

75 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

110Inter – Sulmuesi part-time

110Inter – Sulmuesi part-time
Inter Club Staff

Derby i 11 marsit 2007 nis keq per Interin: Milan kalon ne avantazh me nje gol te ishit Ronaldo dhe porta e kuqezinjve duket e kycur. Julio Cruz e pa pjesen e pare nga pankina. Jo dicka e re per nje lojtar qe ne vitet e tij tek Interi ishte i destinuar ta niste ndeshjen gjithmone pasi ndeshja kishte filluar. Por Cruz, ky bomber part-time, dinte se si te jepte me te miren e tij gjithmone. Ne minuten e nente te pjeses se dyte ai hyn ne fushe: pas 13 sekondash do te shenoje golin e barazimit dhe vetem njezet minuta me pas do te jape assist per golin e dyte te Ibrahimovic e keshtu perfundon 2-1. Milanit i shenoi edhe ne ndeshjen e kthimit e me pas edhe sezonin tjeter, duke hyre keshtu ne zemrat e popullit zikalter.

Te gjithe u dashuruan shpejt me ate argjentinas elegant dhe fjale pak: ne sezonin e tij te pare, 2003-04, Cruz prezantohet me nje gol me parabel ne shtepine e Arsenal dhe dy gola ndaj Juventusit qe vlenin fitoren e pare pas 10 vitesh ne Torino. Juventusit ai i kishte shenuar edhe me pare me bluzen e Feynoord dhe Bolognan e keshtu ai i shenoi atyre 7 gola ne total duke llogaritur Serie A dhe Kupen e Italise. Por Julio eshte edhe sakrifikues, inteligjent dhe i dedikuar ne punen e tij, karakteristika themelore keto per ta bere nje sulmues te denje per sulmin e Interit qe ne ato vite per hir te vertetes nuk i mungonin aspak emrat e medhenj.

“Nuk kam punuar kurre si kopeshtar. Por kur luaja ne skuadren filial te Banfield me pelqeja te drejtoja ato mini-traktorat qe sherbejne per te prere barin e fushes. Nje dite drejtori i fushes me pa dhe me tha nese ishte e mundur te prisja pak barin sepse duhet te stervitej skuadra e pare. Nuk i thashe jo…”

Pjesen si aktor protagonist ai e ben kur ishte ende nej djalosh me River Plate, ku ne teori vinte pas Marcel Salas dhe ne praktike shenoi me shume gola se ai. Julio erdhi nga Banfield qe tregon se e kishte zbuluar si “padashje” lojtarin, nderkohe qe po punonte me prerjen e barit ne fushen e stervitjes. Por vetem nje legjende kjo: nga atehere, “El Jardinero: nuk ndaloiu kurre te kultivonte artin e pritjes dhe se goditjes ne momentin e duhur.

Julio Ricardo Cruz (Santiago del Estero, 10 Tetor 1974), vjen tek Interi ne vitin 2003 nga Bologna per 9,5 milione euro. Ne gjashte sezonet e tij tek zikalterit ai luan 207 ndeshje duke shenuar 81 gola, fiton kater kampionate (2006, 2007, 2008, 2009), dy Kupa Italie (2005, 2006) dhe tre Superkupa Italie (2005, 2006, 2008). Me kombetaren argjkentinase koleksionon 22 prezenca dhe zhvillon edhe nje boteror ne 2006.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.