Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

72 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110Inter – Kalle, antiheroi midis perlave dhe arit

#110Inter – Kalle, antiheroi midis perlave dhe arit
Inter Club Staff

I bukur dhe i mallkuar, estetikisht i bukur por qe binte ndesh me cinizmin e te menduarit vetem per rezutat. Nëse historia e Interit do ishte një roman, roli i antiheroit padyshim që do I takonte Karl-Heinz Rummenigge, një nga lojtarët më të fortë që erdhi në Itali në vitet e arta të Serisë A. “Topi i Artë” për dy sezone rresht, nuk solli asnjë trofe gjatë eksperiencës së tij zikaltër por la pas dashurinë e madhe të tifozëve, për të cilët “Kalle” mund të ishte larg, por edhe shumë afër në të njëjtën kohë.

Dhe pikërisht kjo është cilësia unike e antiheroit: ndjeshmëria që arrin të gjenerojë tek të tjerët, por edhe besimin se është i vetmi i që mund të suportojë provat të cilat jeta mund të të përballë herë pas here. Ashtu si shumë dëmtime që e kanë shoqëruar gjatë përvojën me zikaltërit si dhe ai gol i mrekullueshëm që kurrë nuk ekzistoi si i tille. Është tetori i vitit 1984 dhe në San Siro Interi pret Glasgou Rangers për raundin 1/16 të Kupës UEFA. Altobelli jep mjaft bukur një kros nga cepi i zonës, dhe “Kalle”, sikur të ishte gjesti më i natyrshëm në botë, zgjedh mënyrën e vetme për të shënuar gol në atë pozicion: një roveshatë e rrufeshme në mes të mbrojtësve të pafuqishëm skocezë. Një panoramë e një bukurie të rrallë, një lëvizje plastike që bashkon vetitë atletike me shpejtësinë e të menduarit.

Anullimi i atij goli nuk ishte vetëm një padrejtësi për lojtarin dhe ekipin, por një fyerje ndaj futbollit. Por Kalle ngrihet, nuk dorëzohet. Në fund të fundit, ai e di se ky është fati i tij, dhe duhet ta përballojë. I bukur, i mallkuar dhe çmendurisht i dashur. Klas dhe fuqi në një lojtar të rrallë në kërkim të një fundi të lumtur që nuk e arriti dot kurrë, ky ishte antiheroi përfekt i romancës së historisë zikaltër.

Karl-Heinz Rummenigge (Lippstadt, 25 shtator 1955) vjen tek Inter në verën e vitit 1984. Me fanellën zikaltër koleksionoi 107 paraqitje duke shënuar 42 gola. Fituesi i dy Topave të Artë në dy vite rresht, 1980 dhe 1981, ka 95 paraqitje me kombëtaren gjermane, me të cilën shënoi 45 gola dhe fitoi kampionatin Europian në Itali në vitin 1980. Në vitin 1987 “Kalle” u largua nga Interi për tu transferuar tek Servette, në kampionatin Zviceran, ku përfundoi dhe karrierën e tij si futbollist.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.