Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | August 18, 2022

Scroll to top

Top

56 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110Inter – Kamikazi

#110Inter – Kamikazi
Inter Club Staff

Futbolli, dashuria, rivaliteti mashkullor dhe politika. Kur jeta përmban të gjithë këta përbërës, bëhet histori për të treguar. Ndaj jeta e Giorgio Ghezzi duket me shume si një romance. E gjitha fillon në Emilia-Romagna në vitet ’50, ne fortesen e fundit Komuniste. Ghezzi është biri i kryebashkiakut komunist të Cesenatico ndersa do te zgjidhet edhe këshilltar i qytetit, gjithmonë me te njejten parti. Ne kete kohe fillon te hedhe hapat e pare si portier: debutimin e ben ne moshen 17 vjecare ne Serine C me Riminin e me pas 2 kampionate te Serie B me fanellen e Modenas. Pas kesaj do te vije kapërcimi i madh ne rradhet e Interit.

Me fanellen zikalter luan per shtatë sezone, duke dale fitues ne dy prej tyre (1953 dhe 1954), e duke marre gjithashtu edhe ftesen e Kombëtares me të cilën mori pjese në Boterorin e pafat te 1954. Ishte një portieri i guximshëm, shume i fuqishem gjate daljeve dhe per keto arsye, meritoi pseudonimin “Kamikazi”. Në ato vite, në anën tjetër të Naviglio, porten e Milanit e mbronte nje tjeter portier i madh, Lorenzo Buffon. Ata te dy ishin rivalë në gjithçka: konkurronin për ekipin kombëtar dhe ishin rivale per te fituar zemren e bukuroshes Edy Campagnoli, valletta e spektaklit “Lascia e Raddoppia”. Ajo fillimisht pati nje histori me Ghezzin e pastaj u martua me Buffonin. E per hir te se vertetes, me pas ata të dy shkëmbimbyen edhe fanellat: Ghezzi kaloi tek Milan dhe Buffon tek Inter.

“Portieri ideal duhet te jete atlet dhe gjimnast shume i mire. Ai duhet te dije si te kerceje sa me larg, sa me lart, si dhe te dije te “shtremberoje” trupin e tij. Po i beri keto, arrin shume lehte tek topi.”

Por më shumë se per thashethemet rreth jetes se tij, tifozet zikalter do ta mbajne mend gjithmone per daljet e cmendura, tamam si “Kamikaz”, sic thoshte shtypi i kohes. Dhe për keto, si trashëgimtari i tij natyral nuk do mbahej Dino Zoff, por spektakolari Castellini. Pas tërheqjes nga futbolli, kthehet në Romagnan e tij dhe hap një hotel vetem dy hapa nga deti, te cilin e quajti Internazionale. Dhe për dike qe ka luajtur me Interin dhe ka milituar ne Partine Komuniste Italiane, ky emër është pothuajse një zgjedhje e detyruar.

Giorgio Ghezzi ka lindur në vitin 1930 ne Cesenatico. Pasi luajti me fanellat e Riminit dhe Modenës, në ’51 debuton në Serie A me Interin. Ne shtatë vite me zikalterit luan 186 ndeshje dhe fiton 2 Scudetto. Pas një viti në Genoa, kthehet përsëri në Milano por për të luajtur me Milanin, me te cilin fiton Kupën e Kampionëve ne 1963. Ai gjithashtu numëron gjashtë paraqitje me fanellen kombetare. Vdiq në vitin 1990 për shkak te nje ataku kardiak.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.