Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

83 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110Inter – Këpucët NIKE, kur në këmbë, ke krahë fluturues

#110Inter – Këpucët NIKE, kur në këmbë, ke krahë fluturues
Inter Club Staff

Performancat e shkëlqyera, kanë nevojë për pajime speciale. Në shpejtësi të lartë, edhe një milimetër mund të jetë thelbësore për të bërë diferencën. Deri në vitin 1998, këpucët e futbollit kishin qenë një aksesor themelor, por pothuajse i pandryshueshëm nga një lojtar tek tjetri. Por lojtari më i mirë në botë kishte kanë nevojë për diçka ndryshe.

Për një lojtar unik dhe të papërsëritshëm, duheshin mjete unike profesionale dhe të papërsëritshme. Ronaldo shpërthente në fushë duke studiuar momentin më të përshtatshëm. Kur ai shihte portën, transformohej plotësisht: ishte “Mercurial”, që do të thotë “i transformueshëm”. Një revolucion i vërtetë, nga pikëpamja e materialit dhe teknikës së prodhimit. Një shtresë e hollë, materiale i ndryshëm nga lëkura e kangurit, që përdorej deri atëhere nga markat kryesore sportive, një lehtësi që kurrë nuk është parë më përpara dhe teknologji shumë e përparuar për kohën, ashtu si boja speciale që mbulonte këpucën, e njëjta që përdorej në motorçiklizëm për të pasur “kapje” të përsosur.

“Unë jam pjesë e grupit zhvillues të “Mercurial” që nga fillimi ndaj ajo këpucë, në një farë mënyre është bërë pjesë e pandashme e këmbës time.”

Vetë Ronaldo kontribuoi në realizimin e saj, duke dhënë sugjerime të vlefshme: praktikisht bëri që të spostohen pak përpara dy “thumbat” e para, në mënyrë që të bëhet i mundur një kontroll i menjëhershëm në mbështetjen e këmbës gjatë gjuajtjeve. Statistikat e lojtarit u përputhën me studimet shkencore të laboratorëve të Nike, me qëllim që të ketë simbiozë perfekte midis faktorit njerëzor dhe mbështetjes teknologjike. Ronnie gjeti perfeksionin tek ajo që në fillim, duke e ndihmuar që të shënojë një nga golat e tij më të famshëm, parabolën ndaj Milanit në derbin e 22 marsit të 1998.

Nike Mercurial – Është disenjuar për të suportuar shpejtësinë e Ronaldo, Mercuriali origjinal në 1998 përfaqësonte një pikë kthese në zhvillimin e këpucëve të futbollit. Një shtresë shumë e hollë, këpucë shumë e lehtë dhe veshje jashtëzakonisht e butë, i dhanë jetë një produkti revolucionar, i cili do ti hapte rrugën 20 viteve inovative. Prekja, përshtatja, teknologjia dhe performanca janë gjithashtu në bazë të versioneve më të fundit, edhe 20 vite më pas.
Në Mercurial Superfly 360 dhe në Mercurial Vapor 360 është i pasqyruar gjithë evolucioni, kërkimi dhe njohuria e Nike.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.