Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

102 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

110Inter – Kerce me ne

110Inter – Kerce me ne
Inter Club Staff

Ka lojtare qe kujtohen jo vetem per ate qe kane bere ne fushe por edhe per ate qe kane ditur te realizojne jashte fushes se blerte. Ivan Ramiro Cordoba eshte njeri prej tyre. Ajo e tij eshte nje nga ato karrierat e jashtezakonshme: me Interin ne trembedhjete sezone ka pushtuar Italine, Europen dhe boten. Por per te kuptuar se kush ka qene dhe kush eshte, duhet lexuar nje fraze e tij e thene ne nje interviste disa vite pas terheqjes nga futbolli.

“Une nuk kam pasur kurre frike nga askush: nje mbrojtes i vertete, sa do burre, mund te kete frike semundjet, luften apo varferine ne bote, por e sigurte jo sulmuesit kundershtare.”

Cordoba ne fakt perballet me armiqte, ne fushe dhe jashte saj ne te njejten menyre, pa pasur frike dhe duke dhene gjithcka nga vetja. Ne 2005 themelon fondacionin “Colombia te quiere ver” qe meret me femijet e varfer ne Rionegro, qytetin e tij te lindjes. Kjo eshte vetem nje nga shume iniciativat e shumta te solidaritetit te nisura nga Cordoba.

Tek Interi vjen ne janarin e vitit 2000 dhe ze menejehere nje vend titullari ne qendren e mbrojtjes zikalter, duke luajtur disa here edhe si mbrojtes krahu kur eshte nevoja. Nuk i kalonte 175 centimetrat e gjatesise, por shkeputja e tij nga toka per topat ne ajer ishte e frikshme dhe e bente ate qe te fitonte duele ajrore me sulmues edhe 20 centimetra me te gjata se ai dhe i jepte atij mundesi te shenonte shpesh here ne zonen e kundershtareve. Per kualitetet e tij atletike dhe njerezore ka qene shume i dashur nga tifozet por edhe nga shoket e skuadres. Per kete motiv, ne diten e ndeshjes se tij te fundit, San Siro eshte ne feste dhe lojtaret zikalter per ta nderuar veshin te gjithe bluzen me numrin 2. Eshte Maji i 2012, nje derby i fituar nga Interi 4-2. Menyra me e mire per te mbyllur karrieren.

Ivan Ramiro Cordoba ka lindur ne 1976 ne Kolumbi. Pasi luajti ne vendlindje tek Deportivo Rionegro dhe Atletico Nacional, ne 1998 transferohet ne Argjentine tek San Lorenzo. Interi e bleu ne janarin e 2000. Ne trembedhjete sezone me bluzen zikalter ka luajtur 455 ndeshje duke fituar 5 kampionate, 4 Kupa Italie, 4 Superkupa Italiane, nje Champions League dhe nje Kupe Bote per klube. Numeron edhe 73 prezenca me kombetaren e tij me te cilen fitoi edhe Kupen e Amerikes se 2001.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.