Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

163 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110Inter – Largimi dhe rikthimi i madh i Goran Pandev

#110Inter – Largimi dhe rikthimi i madh i Goran Pandev
Inter Club Staff

Në parajsë … dhe i rikthyer përsëri. Goran Pandev ishte taktikisht elementi thelbësor i Tripeltës së Interit. Blerja e tij në Janar 2010, i lejoi Jose Mourinhos që të bënte ndryshimin taktik aq shumë të dëshiruar prej tij, pra të kalonte nga moduli i rombit, në 4-2-3-1, ku Goran zuri në mënyrë të përsosur vendin e sulmuesit të majtë duke garantuar cilësi. Për ta kuptuar, mjafton vetëm të shikoni galopimin madhështor me anë të të cilit arriti të ndante në dysh mbrojtjen e Barcelonës, duke krijuar epërsi numerike për golin e Maicon që praktikisht ndryshoi ecurinë e sfidës.

Dhe të mendosh që Pandev erdhi në Itali tek Inter pothuajse rastësisht. Pierluigi Casiraghi, një nga “sekretet” e sektorit të rë rinjve zikaltër, për hir të së vërtetës kishte shkuar në një ndeshje të kombëtares U-17 maqedonase, për të vëzhguar një tjetër talent: Ako Stojkov, sulmues shumë premtues, por që e humbi shkëlqimin akoma pa ndriçuar mirë. Por ai pikasi edhe Goranin, e kështu u kthye në Milano me një vlerësim pozitiv për të dy, kështu që marrëveshja u mbyll për disa mijëra euro.

Pjesa tjetër është histori, me Pandev që fillimisht së bashku me Obafemi Martins, të papërmbajtshëm me Primaveran, fitojnë Viareggion dhe Scudetton. E pastaj, pas përvojave në huazim tek Spezia dhe Ancona, përfundon tek Lazio, ku bie në sy si një nga sulmuesit e dytë më të mirë të kampionatit. Më pas, kthimi tek Inter, në kohën e Tripletës. Edhe në vitin pasardhës, Goran mbetet në nivele të larta: ai shënoi në finalen e Botërorit për klube, përveçse shënoi golin e kualifikimit në Allianz Arena, i cili eleminoi Bajernin nga Champions League. Intuita e një zbuluesi talentesh si Casiraghi u bë padyshim pjesë e historisë zikaltër, si një dëshmi e qartë e punës së madhe që bëhet në sektorin e të rinjve zikaltër.

Goran Pandev ka lindur në Strumicë, Maqedoni, më 27 korrik 1983. Me Primaverat zikaltër fitoi Kampionatin dhe turneun e Viareggios, ndërsa me ekipin e parë fitoi 2 herë Kupën e Italisë, 1 kampionat, 1 Superkupë Italie, 1 Champions League si dhe 1 Botëror për Klube, në të cilin shënoi dhe në finale kundër Mazembe. Me 31 gola Pandev është golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares maqedonase.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.