Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

65 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110Inter – Lideri i lindur

#110Inter – Lideri i lindur
Inter Club Staff

Në 11 shtator 2004, në Bentegodi në Verona kishte një interes shumë të madh për ndeshjen e parë të Interit në kampionat, ndaj Chievos. Në verë kishte mbërritur një trajner i ri, pikërisht Roberto Mancini, si dhe ishin afruar lojtarë me peshë si Sinisa Mihajloviç, Juan Sebastian Veron apo Edgar Davids. Në hijen e këtyre, kaloi gati si pa u vënë re debutimi i një mesfushori të ri argjentinas, i cili kishte ardhur pa shumë bujë e me parametra zero: emri i tij ishte Esteban Cambiasso, ndërsa në vendin e tij e thërrisnin “El Cuchu” sepse ai është i hollë dhe bjond, si një personazh i filmave të animuar që quhej “Cuchuflito”. Në të njëjtin stadium, pikërisht në Bentegodi, dhjetë vjet më vonë, do të luante ndeshjen e tij të fundit me zikaltërit, pas një karriere të mbushur me trofe dhe me shumë histori fantastike për të treguar.

Cambiasso shumë shpejt do fitonte një fanellë titullari, për të mos e lëshuar më; trajnerë dhe lojtarë vijnë e ikin por ai qëndron gjithmonë atje, në mes të fushës, duke luftuar për çdo top. Një inteligjencë e mrekullueshme taktike, kurajo tipike e mesfushorëve të Amerikës Latine dhe
një “e majtë” që duket si një telekomandë për saktësinë e saj, janë armët me të cilat ai drejton mesfushën e Interit për mëse një dekadë. Përveç karizmës së liderit, të cilën mesa duket e kishte të lindur e që prej së cilës, rezultonte të ishte shpesh kapiteni de facto dhe trajnerit në fushën e lojës: me kalimin e viteve, “Cuchu” bëhet shtylla e ekipit që dominon kampionatin italian dhe e merr për dore ekipin duke e çuar në piedestalin e Europës dhe Botës. Protagonist në të gjitha sukseset e zikaltërve, gjithnjë duke diktuar dhe kontrolluar lojën e ekipit, fillimisht duke nisur aksionet nga këmbët e tij, e më pas duke vrapuar për të mbuluar çdo boshllëk, në një sinkronizim perfekt të këtyre të dyjave. E për më tepër ka shënuar edhe gola, shpesh mjaft të rëndësishëm. E majta e tij vendosi edhe sfidën e parë ndaj Chelseat në një të tetat e Champions League, hapi i parë drejt fitores së madhe të vitit 2010.

Kur do ngrihej Kupa në natën e Madridit, Cambiasso nuk veshi fanellën e tij të zakonshme me numrin 19, por një fanellë historike: pikërisht atë me numër 3 që i i përkiste Giacinto Facchettit dhe që ishte tërhequr nga klubi. Është mënyra e tij për të festuar triumfet: kështu “Cuchu” vë në dukje faktin që është i lidhur në mënyrë të pandashme me familjen e madhe zikaltër, duke nderuar dhe duke i ndarë triumfet me kampionët e historisë zikaltër. Në atë histori, tani, ka edhe një vend nderi për të.

“Kam filluar të vesh fanellën e Fachettit kur kemi fituar Scudetton e parë, atë që ai e priste me padurim, ndaj doja që tja dedikoja. Më pas në momentin më të bukur të historisë, djali i Giacintos ma dha përsëri, për tja treguar gjithë Bernabeut.”

Esteban Cambiasso (Buenos Aires, 19 agosto 1980) vjen tek Inter me parametra zero nga Real Madrid në 2004. Në dhjetë sezone, koleksionon 431 ndeshje dhe shënon 51 gola, duke fituar 5 kampionate, 4 Kupa Italie, 4 Superkupa Italie, 1 Ligë të Kampionëve dhe 1 Botëror për Klube. Në karrierën e tij ka veshur edhe fanellat e Juniors Argentinos, Independiente, River Plate, Leicester dhe Olympiakos. Me kombëtaren argjentinase ka koleksionuar 52 paraqitje e ka shënuar 5 gola, duke marrë pjesë dhe në Botërorin e vitit 2006.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.