Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

62 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110Inter – Lufta

#110Inter – Lufta
Inter Club Staff

I pari. I pari kapiten i FC Internzionale, ikona e parë në historinë e klubit zikaltër, mesfushori i parë i historisë së kombëtares italiane, i cili ishte në fushë në ndeshjen debutuese të italianëve në vitin 1910, dhe ishte i pari prej tyre, që Lufta e Parë Botërore e mori me vete. Virgilio Fossati ishte një milanez nga “Porta Ticinese”, erdhi shumë i ri tek Inter, duke e marrë për dore në fitimin e Scudettos së parë, në vitin 1910. Çfarë i mungonte nga fiziku, e kompensonte me aftësitë mjaft të mira taktike, teknike dhe mbi të gjitha guximin e jashtëzakonshëm. “I lindur për të luajtur futboll”, kështu e përkufizonin kronikat sportive të kohës. Më 15 maj 1910, në moshën nëntëmbëdhjetë vjeçare, ai zbriti në fushë në ndeshjen e parë absolute të Kombëtares Italiane, në të cilën ishte edhe kapiten.

Në minutën e 20, Fossati pas një kombinimi të bukur me lojtarin e Torinos, Capello, afrohet në zonën e francezëve dhe lëshon një parabol mjaft të hidhur e cila e gjeti të papërgatitur portierin francez Tessier, duke e lënë të ngrirë në vend.

97 ndeshje me Interin duke shënuar 4 gola dhe duke fituar një Scudetto, të parin në historinë e Interit. Virgilio Fossati në moshën njëzet e katër vjeçare dukej sikur kishte filluar një karrierë që do mbushej plot me suksese, por mesa duket nuk i kishte bërë mirë llogaritë me Luftën e Parë Botërore. Më 23 maj 1915, Federata Italiane e Futbollit pezulloi të gjitha kompeticionet, si rezultat i hyrjes së Italisë në luftë pas nëntë muajsh që kishte qëndruar neutrale.

Gati një vit më pas, teksa udhëhiqte njerëzit e tij drejt llogoreve armike, Virgilio gjen vdekjen. Pas vdekjes iu dha edhe “Medalja e Argjëntit për Vlera të Larta Ushtarake”, në shenjë mirnjohjeje për atë që është pa dyshim heroi i parë i futbollit italian. “Fle i varrosur në një fushë me grurë, nuk janë trëndafila e nuk janë tulipanë, që të mbajnë zgjuar në hijen e llogoreve, por janë me mijëra lulëkuqe”. Kjo poezi e Fabrizio De Andrè, që tregon kundërshtinë universale për çdo lloj lufte, përshtatet në mënyrë të përkryer me historinë e Virgilios, i cili, ashtu si Piero i kësaj kënge, u këput si një lule në moshën më të bukur.

Virgilio Fossati (Milano, 3 janar 1891 – Monfalcone, 29 qershor 1916) erdhi tek Inter në vitin 1908. Me fanellën zikaltër koleksionoi 97 paraqitje, duke shënuar 4 gola. Fitoi kampionatin në sezonin 1909-1910, 2 vjet pas krijimit të klubit. Gjatë këtyre viteve ishte jo vetëm kapiten i ekipit, por edhe trajner në fushë. Është interisti i parë që ka veshur fanellën e kombëtares italiane, me të cilën ka luajtur 12 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol. Ai vdiq në fushën e betejës në vitin 1916, gjatë Luftës së Parë Botërore.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.