Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

55 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110Inter – Magjistari

#110Inter – Magjistari
Inter Club Staff

I lindur në Argjentinë, me origjinë Spanjolle, rritur në Marok, futbollist u bë në Francë, perpara se të kishte sukses si trajner në Spanjë dhe Itali; nuk ka shembull më të mirë se Helenio Herrera, që të përfaqësojë shpirtin kozmopolit të klubit zikaltër. Erdhi me makinë nga provinca e Cadiz-it në Spanjë për në Milano, duke u bërë trajner i Interit, në vitin 1960 dhe menjëherë deklaroi “Do fitojmë gjithçka, kundra të gjithëve”. Në fakt bëri shumë më shumë se kaq, pasi ndryshoi përgjithmonë lojen e futbollit.

Biri i prindërve anarkistë, Helenio ishte një trajner revolucionar, dhe shumë nga gjërat që sot duken normale në futboll, kanë lindur prej ideve të tij inovative; grumbullimet përpara ndeshjeve, dietat ushqimore të lojtarëve, studimi me metoda shkencore i kundërshtarit, etj. Helenio në stervitje i kushtonte të njejten rëndësi si anës fizike, ashtu edhe anës psikologjike. Stervitja e tij zhvillohej duke u bazuar në ushtrime me topin, në vend të te vrapimeve të gjata në fushë, të cilat përbënin metodat tradicionale të stërvitjes në atë kohë, ndërsa në dhomat e zhveshjes filloi të ngjiste letra motivuese për te karikuar lojtarët. Në konferencat për shtyp, shpesh përziente shpjegimet e skemave taktike me bllofe të çuditshme. Nga të gjithë në Itali, filloi të quhej “magjistari”, njeriu i cili bëri të mundur që të shtoheshin 7 trofe në historinë e Interit, të fitonte Kupen e Kampioneve në tentativen e tij të pare dhe ti dhuronte Botës “Grande Interin”, një skuadër që krijoi kujtime për gjenerata të ndryshme e që do dorëzohej nga babai Angelo, pas shumë vitesh, tek djali Massimo.

“Gjërat e vështira duan kohë, ndërsa gjërat e pamundura duan më shumë kohë.”

Herrerës, që ishte maniak i punës dhe racionalist i devotshëm, pseudonimi nuk i pëlqente shumë, sepse dukej sikur i zvogëlonte meritat punës së tij. Megjithatë, mes gjithë angazhimit të tij, duket sikur ka një re mistike. Mes shumë historive që qarkullonin në atë kohë, njëra prej tyre i referohej finales së parë të Kupës së Kampionëve. Zikaltërit nuk ishin favoritë ndaj kampionëve të shumëfishtë të Real Madridit ndaj ishte detyra e “Magjistarit” që për disa orë me rradhë të rriste vetvlerësimin e lojtarëve të tij. Në një moment, merr më vete mesfushorin Carlo Tagnin dhe filloi ti flaës për ta bindur, se është më i fortë se njeriu të cilin duhet të markojë në ndeshje, as më shumë e as më pak por Alfredo Di Stefano. Rezultati? Lojtari më i mirë në Botë, ishte inekzistent në fushë për të gjithë ndeshjen dhe Interi fitoi 3-1. Ehh, në qoftë se nuk është magji kjo….

Helenio Herrera (Buenos Aires, 10 prill 1910 – Venecias, 9 nëntor 1997), vjen nga Barcelona në vitin 1960. Drejton zikaltërit për 9 sezone, gjithsej 366 ndeshje duke fituar 3 Scudetto, 2 Kupa Kampionësh dhe 2 kupa Interkontinentale. Në karrierën e tij gjithashtu ka drejtuar Stade Français, Valladolid, Atletico Madrid, Málaga, La Coruña Deportivo, Sevilje, Belenenses, Barcelona dhe Roma si dhe gjithashtu ka drejtuar kombëtaren franceze dhe spanjolle, duke marrë pjesë edhe në Botëerorin e vitin 1962 në Kili.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.