Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

63 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110Inter – Mallkimi i vëllezërve Hintermann

#110Inter – Mallkimi i vëllezërve Hintermann
Inter Club Staff

Është Qershori i vitit 1951. Milani shpallet kampion i Italisë për herë të katërt në historinë e tij. Disa javë pasi kuqezinjtë fituan titullin, ndahet nga jeta Henry Hintermann, i fundit nga tre vëllezërit dhe bashkë me të, edhe një mallkim i cili zgjati pothuajse 44 vjet. Për të kuptuar se si këto dy ngjarje janë të lidhura thellë me njëra tjetrën, do na duhet të kthejmë shiritin e historisë në pranverën e largët të vitit 1908.

Bënte ende ftohtë në Milano e dimri akoma nuk kishte vendosur që të tërhiqej. Në një lokal në rrugën “Berchet”, ishte duke u diskutuar e ardhmja e ekipit të vetëm të qytetit, në atë kohë. Megjithatë 15 disidentë, ishin në kundërshtim me politikën autokratike dhe me mbrojtjen rigoroze nacionalizmit italian, i cili mbështetej nga shumica. Pikërisht këtu fillojnë ndasitë e mëdha mes grupeve dhe 15 burrat largohen nga lokali të pakënaqur. Midis tyre janë Carlo, Arturo dhe Enrico Hintermann, historia e Interit nisi pikërisht kështu. Se cili nga të tre, lëshoi mallkimin, kjo kishte pak rëndësi. Ideja ishte sa e qartë, aq edhe shqetësuese. Për sa kohë që do jenë në jetë vëllezërit Hintermann, ata atje, të Milanos kuqezi, nuk do të fitojnë më asgjë.

“Deri sa të jetojmë ne, ata atje nuk do fitojnë asnjëherë një kampionat”

Një kërcënim që as nuk arrin në veshët e skeptikëve, por që tingëllon si një shenjë e fatkeqësisë për ata që mbështesin, pa shumë bindje që oguri nuk është i vërtetë, por ama që e beson. E vërteta është se, që nga ajo mbrëmje e vitit 1908, Milani i cili kishte fituar tre kampionate që nga themelimi i tij, ngeli “duarthatë” për pothuajse 44 vjet. Në fillim u duk si një rastësi absurde, por pastaj filluan të informoheshin, në çdo sezon, mbi gjendjen shëndetësore të këtyre tre vëllezërve me origjine zvicerane. Dhe kur edhe i fundit i Hintermann-ëve u largua nga kjo botë, edhe më skeptikët lëshuan një psherëtimë lehtësimi. Më në fund të gjithë arritën në të njëjtin përfundim; magjia ishte thyer.

Vëllezërit Hintermann, Carlo, Arturo dhe Enrico, ishin me origjinë zvicerane dhe ishin pjesë e grupit të “plangprishësve”që vendosën të ndahen nga Milani në pranverën e vitit 1908 dhe të krijonin një klub të ri, duke hapur dyert për lojtaret e huaj në ekip. Këtu lindi dhe emri INTERNAZIONALE. Të tre, në kohën e ndarjes, lëshuan një mallkim kundër ekipit të tyre të mëparshëm: për sa kohë që ata të jenë gjallë, Milan nuk do të fitonte më asgjë. Dhe kështu ndodhi. Agjërimi i kuqezinjve zgjati pothuajse 44 vjet. Milan u rikthye si kampion i Italisë në qershor të vitit 1951 dhe disa javë më vonë vdes i fundit i vëllezërve Hintermann: Enrico.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.