Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

69 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110Inter – Mbrojtësi golashënues

#110Inter – Mbrojtësi golashënues
Inter Club Staff

Lojtarët e mëdhenj shihen në momente vendimtare, duke qëndruar sypatrembur në ndeshjet që vlejnë më shumë.

Dhe Marco Materazzi ishte pikërisht ai lloj lojtari ndaj emri i tij do të kujtohet si për impenjimin e tij me Interin, ashtu edhe me kombëtaren. E gjithë bota do ta kujtojë për goditjen me kokë të pësuar nga Zidane dhe golin vendimtar në finalen e Botërorit 2006. Ndërsa për interistët, albumi me kujtimet e Matrix është shumë më tepër i mbushur me histori.

Një nga kujtimet më të bukura mban datën 22 prill 2007. Inter triumfon në Siena dhe rikthehet Kampion i Italisë pas 18 vitesh (duke përjashtuar kampionatin e fituar në tavolinë një vit më parë), pavarësisht dëmtimeve të shumta, ku mungojnë Figo, Adriano dhe Crespo. Por kjo ditë ka nevojë për një hero, dhe këtë herë është rradha e tij, rradha e Marco Materazzi-t, i cili me dopietën e tij bën që të shpërthejë festa. Nga ana tjetër, për Marcon në atë sezon, shënimi i golave u kthye në një zakon. Në fund të sezonit, u numëruan gjithsej 10 gola prej tij, pikërisht aq sa golat e shënuar në sezonin 66-67 nga një tjetër “ish” i madh i mbrojtjes zikaltër, Giacinto Facchetti.

“Ndeshja të cilën do të dëshiroja që ta riluaja përsëri, edhe tani madje, në moshën 42-vjeçare, është ajo e 5 majit. Kurrë sdo gjej paqe, deri në fund të jetës. Por është edhe bukuria e talljeve mes ekipeve, juventinët që ta përmëndin gjithmonë për shembull. Ndoshta kjo ka edhe pjesën e bukur, që nuk mund ta riluash më këtë ndeshje.”

Për Materazzin, ajo dopietë i dha fund një makthi që zgjaste prej pesë vitesh, që prej atij 5 maji të vitit 2002, me Interin në krye të klasifikimit që humbte në javën e fundit me Lazion dhe i thoshte “lamtumirë” ëndrrës së titullit. Materazzi atë ditë ishte në fushë dhe zhgënjimi ishte aq i madh saqë shpërtheu në lot para telekamerave. Por për tu hakmarrë përfundimisht, do ishte pikërisht një ndeshje me Lazion, në vitin 2007 me Interin që kishte fituar kampionatin që prej gati 1 muaji. Materazzi shënon golin e fitores në një ndeshje të çmëndur të përfunduar me rezultatin 4-3, dhe gëzon përpara fansave lacialë duke ngitur 5 gishtat lart, si për tju thënë se ai nuk e kishte harruar akoma atë ndeshje. Scudetto i vitit 2007, do ishte vetëm tituli i parë i një serie të gjatë fitoresh për Materazzin, me fanellën e Interit. Dhe kur Josè Mourinho, më 22 maj, e futi në fushë 2 minutat e fundit të ndeshjes, vetëm për tu futur në histori, i kujtoi karrierën e tij, në një fjali: “Ti ke luajtur në një finale të Kupës së Botës, ndërsa tani, hyr dhe lër shenjë në finalen e sotme”.

Marco Materazzi ka lindur në vitin 1973. Një mbrojtës qëndre por që synimi i tij ishte edhe rrjeta kundërshtare. Ai bëri debutimin e tij në Serie A me Perugian gjatë sezonit 1996-97, ndërsa u transferua tek Interi në vitin 2001, ku luajti për 10 sezone duke fituar 5 Kampioante, 4 Kupa Italie, 4 Superkupa Italie, 1 Ligë Kampionësh dhe 1 Kupë Bote, duke koleksionuar gjithsej 218 paraqitje dhe duke shënuar 18 gola. Me ekipin kombëtar, ka marrë pjesë në dy Kupat e Botës të vitit 2002 dhe 2006, duke ndihmuar Azzurrët që të triumfojnë në këtë të fundit, edhe falë një goli të tij në finale kundër Francës. Ai gjithashtu mori pjesë edhe në dy Kampionate Evropiane (2004 dhe 2008).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.