Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

42 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110Inter – Më i madhi i të gjitha kohrave

#110Inter – Më i madhi i të gjitha kohrave
Inter Club Staff

“Ai është Giuseppe Meazza, vjen nga ekipi i të rinjve dhe sot do startojë nga fillimi”. Mbase këto nuk kanë qënë fjalët ekzakte, po duhet të ketë qënë kështu fjalia e trajnerit Árpád Weisz në dhomat e tronditura të zhveshjes. Ishte shtator i vitit 1927, dhe Interi po ndryshonte i detyruar emrin e tij në Ambrosiana, ndërsa njëri prej titullarëve ironizonte: “Tani ngelet të futim në lojë edhe “balillan”?”

Megjithatë, ai nuk ishte një djalosh çfarëdo. Dhe shokët e skuadrës arritën ta vinin re shumë shpejt këtë gjë; 3 gola në debutimin e tij, në moshën 17 vjeçare, i duhen shumë pak ndeshje për të fituar fanellën e titullarit dhe vetëm pak sezone për tu bërë kryegolashënuesi i kampionatit. Gjithçka që ndodh më pas, e kalon kufirin e historisë dhe e kthen atë në një legjendë. Meazza është padyshim lojtari më i mirë i gjeneratës së tij në Itali, dhe me shumë mundësi edhe në Botë. Merr për dorë zikaltërit në fitimin e tre kampionateve si dhe kombëtaren italiane në fitimin e dy Botërorëve. Tifozët thoshin se “Peppìno” duket sikur e ka topin e lidhur pas këmbës, ndërsa shtypi i kohës e ngre në qiell; teknika e tij është magjepsëse, driblimet e tij janë vepra arti, gjuajtjet e tij drejt portës si rrufe të papërmbajthme. E ashtu siç ndodh vetëm tek më të mëdhenjtë, Meazza gjithashtu krijoi dhe markën e tij, “gol a invito”, ishte lloji i golit në të cilin ai kapërcente lehtësisht portierin dhe shënonte me portën e boshatisur.

“Një si ai lind vetëm një herë në 100 vjet.”

Ai ja doli mjaft mirë që të hyjë në kulturën e masave, duke u bërë i pari futbollist-ikonë: reklama, tekste këngësh dhe një stil jetese prej një rockstari të vërtetë. Cigare, netë të kaluara në kazino, makina të shtrenjta dhe femra të bukura (legjendat thonë se në natën përpara një ndeshjeje, bie në gjumë në një hotel shumë të veçantë) megjithatë këto nuk e pengojnë që të dominojë në fushë në të gjithë periudhën, deri në fillim të luftës së dytë botërore. Për këtë arsye, u bë me 284 gola, golashënuesi më i mirë i historisë zikaltër, dhe meritoi plotësisht që stadiumit të Milanos ti vihej emri i tij. Sintezën perfekte të karrierës së tij e ka bërë një tjetër Peppino, shumë i dashur për gjithë zemrat zikaltër, avokati Prisco, i cili për meazzën u shpreh se “Një si ai lind vetëm një herë në 100 vjet “.

Giuseppe Meazza (Milano, 23 gusht 1910 – Lissone më 21 gusht 1979) është lojtari që ka shënuar më shumë gola në historinë zikaltër, 284 në 408 ndeshje. Me fanellën e Interit luan 16 sezone në total, nga 1927 deri në 1942, e më pas në sezonin 1946/47. Në karrierën e tij ka veshur edhe fanellat e Milanit, Juventusit, Vareses dhe Atalantas. Me Kombëtaren Italiane, Meazza ka luajtur 53 ndeshje dhe ka shënuar 33 gola (golashënuesi i dytë më i mirë i historisë së Kombëtares), duke fituar Kupën e Botës në vitin 1934 dhe 1938. Për nder të Meazzas, i cili është konsideruar si një nga futbollistët më të mirë italianë në histori, stadiumi i qytetit të Milanos, ka marrë emrin e tij në vitin 1980.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.