Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

49 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110Inter – Ministri i Mbrojtjes zikaltër

#110Inter – Ministri i Mbrojtjes zikaltër
Inter Club Staff

Nëse Marco Van Basten e kujton si një nga mbrojtësit më të vështirë kundër të cilit ka luajtur ndonjëherë, sigurisht që nuk duhet të jesh një mbrojtës çfarëdo. Dhe Riccardo Ferri nuk ishte një lojtar çfarëd, si për aftësitë teknike, ashtu edhe për lidhjen e ngushtë me fanellën zikaltër, të cilën e ka veshur 418 herë. Ferri dhe bota zikaltër do takoheshin shumë shpejti: në vitin 1977, u ble në moshën 14 vjeçare nga Capralbese, një ekip amator në Cremonese, dhe është inkuadruar direkt tek sektori i të rinjve zikaltër.

Debutimin me ekipin e parë e bën kur ishte vetëm pak më i madh se 18 vjeç, ndërsa në moshën 20 vjeçare ishte titullar. Që atëherë, së bashku me një tjetër legjendë zikaltër, Beppe Bergomi, do të formojë një nga dyshet mbrojtëse më solide dhe më të gjata të futbollit italian. Dhe bashkë me “Zio-n” do të grumbullohen edhe në ekipin kombëtar për Evropianin e vitit 1988 dhe për Botërorin e 1990. Por Ferri do të mbahet mend për rekordin e autogolave që ka shënuar në Serie A. Një rekord i mbajtur bashkë me një tjetër gjigand të futbollit italian, Franco Baresi. Gjithsej numërohen 8 autogola dhe kjo do të kujtohej edhe nga kengetari emilian Ligabue në strofën e parë të këngës “Në çfarë ore është fundi i botës”: “Bursa ngrihet…Ferri thyen rekordin e autogolave “.

“Në jetë të qëllon që të bësh gjëra të bukura dhe të gjëra më pak të bukura,- tregon Ferri- dhe më jep bezdi fakti që njerëzit mbajnë mend vetëm pjesën negative të karrierës sime. Unë kam luajtur 15 vjet në Serinë A, kam shënuar 6 gola, kam luajtur 45 ndeshje me Kombëtaren dhe kam shënuar 4 gola.” Ndër të tjera, që nga viti 1998, FIFA ka nxjerrë direktiva të reja që ulin në mënyrë drastike statistikat e lojtarëve që bëjnë autogol, duke favorizuar sulmuesit. Por pak rëndësi ka kjo. Nëse jeni në dyshim për vlerat e vërteta të Riccardo Ferrit, pyesni Van Bastenin se çfarë do të thotë ta kesh përballë në Derbyn e Madonninas.

Riccardo Ferri ka lindur në Crema në vitin 1963. Pasi ka kaluar nëpër ekipet zinxhir të Interit, debuton në ekipin e parë në moshën 18 vjeçare. Dy vjet më vonë do të fitojë edhe vendin e titullarit fiks në qendër të mbrojtjes zikaltër. Në 13 sezone me Interin, ka fituar një Scudetto, një Kupë Italie, një Super Kupë Italie dhe dy Kupa UEFA. Ai ka 45 paraqitje dhe 4 gola me Kombëtaren Italiane, me të cilën ka marrë pjesë në Evropianin e vitit 1988 dhe Botërorin e vitit 1990.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.