Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

111 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110Inter – Mister Oba Oba

#110Inter – Mister Oba Oba
Inter Club Staff

Nje adoleshent, me forcen fizike te nje demi dhe entuziazmin e nje femije kur feston. Keshtu prezantohet Obafemi Martins kur ben hapat e para ne futbollin e te medhenjve. Debutimin si titullar e ben ne Parma, kur sulmi i pergjysmuar e ben Hector Cuper te besoje tek sulmuesi i Primaveres. Ne hirarki, natyrisht, ishte i fundit sepse perpara kishte kampione si Vieri, Crespo, Recoba dhe Kallon. Golin e pare e shenon ne Leverkusen, ne nje ndeshje decizive per arritjen e cerekfinalet e Champions League. Jo keq per nje djalosh nigerian qe rrugen ne boten e futbollit e nisi duke goditur topin zbathur ne rruget e Lagos.

Crespo demtohet, Batituta nuk mund te luaje ne Champions Legue, Vieri nuk ishte ne formen e tij me te mire: Cuper vendos te besoje tek ky djalosh dhe kishte te drejte. Martins therritet gjithashtu ne detyre edhe ne nje ndeshje shume te rendesishme: euroderbyn e 2003 (ndeshjen e kthimit) dhe per pak arrin te dergoje Interin ne fianlen e Champions: 5 minuta nga fundi arrin ti rrembeje kohen Maldinit dhe i shenon Abbiatit. Nje gol po aq i bukur por zikalterve nuk i sherbeu dot: milani per shkak te rregullit te golit ne transferte, shkon ne finale me dy barazime ne xhep. Aty ishte vetem fillimi. Shpejtesia e Oba Oba fillon cmend te gjitha mbrojtjet e Europes dhe “Oba” fillon te shenoje gola me peshe, sidomos ndaj Milanit dhe Juventusit, dy nga viktimat e tij te preferuara. Ne ate kohe ai beri edhe nje prove 100 metershi: koha ishte dicka me pak se 11 sekonda, numra prej Olimpiade.

Ne memorien e tifozeve zikalter do te mbeten gjithmone cilesite atletike te Martins. Pas cdo goli, ne fakt, ai bente kater apo pese saltro te cmendura, te cilat u bene edhe marka e tij me te cilen u njoh ne te gjithe boten.Ne fund te aventures se tij zikalter, rrjetat e shenuara ishin 49. Ne 2006 transferohet tek Newcastle, pak muaj perpara se Interi te fillonte fitoret e kampionateve rresht. Por ai ka mbetur edhe sot e kesaj dite ne zemrat e tifozeve zikalter, per simpatine e tij, per shpejtesine kur ishte ne zoterim te topit por edhe per golat plot peshe e ketu mund te perfshihet pa problem edhe goli i fundit qe i dha Interit Kupen e Italise.

Obafemi Martins ka lindur ne Lagos (Nigeri) ne 1984. Skuadra e tij italiane ka qene Reggiana. U ble nga Interi ne 2001, dhe debutoi ne skuadren e pare nje vit me pas. Ne pese sezone me Interin luajti 136 ndeshje dhe shenoi 49 gola. Ne 2006 u transferua tek Newcastle dhe aktualisht luan ne Kine tek Shanghai Shenhua. Me kombetaren nigeriane shenon 42 prezenca dhe 18 gola.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.