Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

60 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110Inter – “Nacka”, një bast i fituar suedez

#110Inter – “Nacka”, një bast i fituar suedez
Inter Club Staff

Një 20 vjeçar i imët nga fiziku dhe bjond, ashtu si gjithë suedezët e tjerë. Lennart Skoglund u paraqit kështu në Milano në vitin 1950 ndërsa nga të gjithë do të quhej shumë shpejt “Nacka”, ashtu si lagjia e Stokholmit nga e cila vinte. Ai është një nga ata lojtarë që dukej se kishin një marrëdhënie emocionale me topin, ishin në harmoni perfekte me njëri tjetrin. Të njëjtën harmoni që Nacka e kishte edhe me shokun e ekipit dhe mikun e tij Benito Lorenzi. E në fakt, bashkë me Lorenzin dhe Istvan Nyersin, formuan në vitet 50 një treshe shumë të frikshme në sulmin e atij Interi mitik.

Janë vitet kur Milano ishte qyteti për të pirë, vitet e dëshirës për t’u larguar nga lufta dhe për të gëzuar plotësisht jetën. Një dëshirë që në fakt mund të rezultonte edhe e rrezikshme për karaktere të brishta si Nacka. Por nëse ky djalë kishte një anë të errët, sigurisht që nuk vihej re në fushën e lojës. Skoglund, i cili fitoi dy kampionate të njëpasnjëshme në vitin 1953 dhe 1954 me fanellën zikaltër, përshkruhej nga kronikat e kohës si një lojtar me karakteristika mjaft të mira taktike dhe dribluese, me këmbë të shkëlqyera që i vinte në shërbim gjithmonë në momentin e duhur. Të njëjtat këmbë duket se ishte në gjendje ti përdorte edhe për një bast të veçantë që nuk mund ta humbiste kurrë. Në atë kohë thuhej se Nacka ishte në gjendje të xhonglonte me një monedhë 100 lira, fillimisht me thëmbrën e djathtë, pastaj me të majtën, përpara se ta hidhte përsëri në xhepin e tij.

Ai nuk shihte kurrë topin, thjesht e mbante pranë vetes. E shikonte kundërshtarin në sy duke e dribluar më një lehtësi shumë të madhe.

Në vitin 1959 ai luajti ndeshjen e tij të fundit me zikaltërit kundra Barit. Vdiq shumë i ri, vetëm 45 vjeç, në vitin 1975, por Milano, sidomos pjesa zikaltër, nuk e ka harruar kurrë. Është një bar në Via Lorenteggio që mban emrin e tij dhe u hap nga djemtë Evert dhe Giorgio. Brenda ka një poster gjigand të babait të tyre, bardh e zi, për tu treguar të gjithëve se kush ishte Lennart “Nacka” Skoglund.

Karl Lennart Skoglund (Stokholm, 24 dhjetor 1929 – Stokholm, 8 korrik 1975) erdhi tek Inter në vitin 1950 nga Aik Solna. Me fanellën zikaltër koleksionoi 246 prezenca, duke shënuar 57 gola. Fitoi dy Kampionate në sezontet 1952-53 dhe 1953-54. Në vitin 1959 ai u shit tek Sampdoria. Nën kampion i Botës me Suedinë në Botërorin e vitit 1958, ku humbi në finale me Brazilin, me fanellën e ekipit kombëtar koleksionoi 11 paraqitje duke shënuar 1 gol, kundra Gjermanisë Perëndimore në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 1958. Vdiq në Stokholm në vitin 1975 në moshën 45 vjeçare. Skoglund kishte dy djem, Evert dhe Giorgio, nga martesa me gruan e tij Nuccia Zirilli.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.