Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

72 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110Inter – Ndeshja e jetës së Nicolás Burdisso

#110Inter – Ndeshja e jetës së Nicolás Burdisso
Inter Club Staff

Futbolli është gjëja më e rëndësishme prej atyre më pak të rëndësishme, ashtu siç thonë ata që marrin vesh nga futbolli. Dhe ka situata në të cilat sporti kalon në plan të dytë dhe lufta për jetë bëhet prioriteti kryesor. Kjo i ka ndodhur edhe Nicolás Burdissos i cili është përballur me kundërshtarin më të frikshëm, diagnostikimin me leukemi te vajzës së tij dy vjeçare.

Në verën e 2004 Interi transferon një mbrojtës te Boca Juniors: është i ri, por që tashmë ka fituar shumë, duke u konfirmuar si në klub ashtu edhe në Kombëtaren U-20. Një medalje e artë olimpike, dhe një Botëror kategorie me Argjentinën, tre kupa Libertadores, dhe dy kupa Interkontinentale me Boca Juniors janë bileta e Burdissos, i karikuar për aventurën zikaltër. Por pas disa muajsh i vjen një lajm që i ndryshon jetën, Angelina e vogël ka një leukemi infoblastike akute. Nicolás nuk mendon dy herë: as kontrata e re e as karriera nuk mund ta mbajnë larg nga Buenos Aires, ku vajza i nënshtrohet mjekimeve anti-tumorale. Për ta mbështetur do të gjendej padyshim është familja e madhe e Interit. Presidenti Moratti, gjithmonë një shembull i bujarisë së pafund, i thotë që të qëndrojë me vajzën të gjithën kohën e mundshme që i nevojitet, trajneri Mancini i rezervon një vend në listën Champions dhe shokët e presin dhe e mbështesin nga distanca.

Fundi i lumtur është afër, vajza shërohet tërësisht dhe Nicolás mund të rikthehet në Milano, me një motiv më shumë për të shpaguar dashurinë e tifozëve dhe klubit. E bën në mënyrë shembullore, duke luftuar fortë në çdo ndeshje, duke marrë goditje e madje dhe një grusht në një ndeshje të tensionuar që kishte përfunduar. Për të ka edhe shumë suksese, Skudeto, Kupa të Italisë, Superkupa. Por asnjë fitore nuk vlen sa ajo që ka arritur përkrah Angelines.

Nicolás Andrés Burdisso (Altos de Chipión, 12 prill 1981) vjen tek Interi nga Boca Juniors për 3,5 milionë euro. Si zikaltër luan 139 ndeshje në 5 sezone, duke shënuar tetë gola dhe duke fituar katër kampionate, dy Kupa të Italisë dhe tre Superkupa Italiane. Në karrierë ka luajtur edhe me Romën, Genoan e Torinon. Me Argjentinën ka luajtur në Botërorin e 2006 dhe 2010si dhe në Lojërat Olimpike të 2004, ku ka fituar medaljen e artë. Në total me bardhekaltërit, 52 paraqitje dhe 2 gola.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.