Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

143 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110Inter – Ne kujtim te Arpad Weisz

#110Inter – Ne kujtim te Arpad Weisz
Inter Club Staff

Tranjeri me i ri qe ka fituar nje kampionat italian – nje rekord ende i pathyer – maestro i taktikes dhe studiues i madh i futbollit. Gjithcka me lart ka qene Árpád Weisz, perpara drames se tmerrshme te Holokaustit e cila e mori me vete, si miliona hebrenj qe gjeten vdekjen ne kampet e perqendrimit nazist.

Hebre hungarez, nje lojtar shume i mire me pare dhe nje tranjer shume i madh me vone, nje prej me fituesit e epokes. U ul ne pankinen e Interit qe prej vitit 1926 ne ate qe ishte jeta e tij e dyte, e pasuar nga eksperienca ne Amerkinen Latine. Ai eshte nje studioz i cmendur i asaj qe eshte pasioni i perjetshem i tij: futbolli. Vjen ne Itali me nje bagazh eksperiencash te ndryshme. Sjell ne Itali metoden “WM”, nje 3-4-3 modern per epoken qe mer simbolikisht formen e dy shkronjave te cituara. Eshte i pari qe me intuiten e tij arrin te zbuloje gjeniun e futbollit Giuseppe Meazza, i pari ne absolut qe fitoi nje kampionat me sistemin e ndeshjeve teke ne 1930 ne pankinen e Interit kur ishte vetem 34 vjec. Weisz eshte babai i dy femijeve: Roberto dhe Clara te pasur me gruan e tij Elena. Me ta transferohet ne Bologna ku per fatin e tyre, me te ne krye, Bologna arriti te fitoje dy kampionate dhe nje titull europian.

“Ka dicka misterioze por edhe magnetike, nje fytyre gjithmone simpatike dhe inteligjente qe zbulohet dalengadale. Nje buzeqeshje e thelle, pa fund, qe posedon nje magji te cuditshme. Gjithmone krenar.”

Italia, behet familja e tij por per dike qe ka origjine henbe, italia ishte nje vend i ashper. Edhe per ate qe futbollit i dha shume, nuk arriti te shpetoje dot nga ligjet rraciste te Italise ne 1938. Ai transferohet ne fillim ne France dhe me pas ne Hollande. Kishte mundesi te arratisej nga persekutimi duke u larguar per ne Uruguay, por nuk e ben. Pavarsisht gjithckaje nuk arrin dot te heqe dore nga pasioni i tij i madh, i bindur se mund te shpetoje jeten e tij dhe te dashurve te tij. Weisz dhe familja e tij u arrestuan ne gushtin e 1942 dhe u derguan ne kampin e perqendrimit ne Hollande, ne Westerbork, ne te njejtin kamp ku ishte derguar edhe Anna Frank, e me pas ne Auschwitz. Elena, Roberta dhe Clara perfundojne ne rreshtin e “lavatrices”. Weisz qe ka qene atlet dhe futbollist, mund te ishte ende i dobishem ne kampet e punes. Por edhe per te i njejti fat si i familjes: vdiq ne nje dhome gazi ne Auschwitz mengjesin e 31 janarit te 1944.

ARPAD WEISZ, (Solt, 16 prill 1896 – Auschwitz, 31 janar 1944), ka qene nje futbollist dhe tranjer hungarez me origjine hebraike. Me pankinen e Interit qe prej 1926 deri ne 1931 dhe nga 1934 deri me 1936 arriti te fitonte nje kampionat, te parin dhe te vetmin me ndeshje teke ne historine e futbollit italian ne sezonin 1929-1930 kur ishte vetem 34 vjec, nje rekord ende i pathyer. Pasi fitoi dy kampionate dhe nje titull europian ne Paris ne drejtim te Bolognas, u detyrua te largohet nga Italia per shkak te ligjeve raciste ndaj hebrejve ne 1938. Pasi u arrestua ne Hollande, bashke me familjen e tij, me gruan Elena dhe femijet Robnerto dhe Clara, gjen vdekjen ne nje dhome gazi ne Auschwitz me 31 janar te 1944.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.