Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

95 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110Inter – Një dashuri e trazuar

#110Inter – Një dashuri e trazuar
Inter Club Staff

Do i duhej të ikte dhe të vinte katër herë, duke shënuar dhe duke fituar pak, por pastaj u rikthye për herë të pestë dhe dukej sikur ishte rradha e duhur. Marrëdhënia midis Aldo Serena-s dhe Interit është si ato dashuritë ku herë bashkohesh e herë ndahesh, por në fund kupton se ke kaluar momente të mrekullueshme së bashku. Ai ka luajur tek Inter në sezonet 78-79, 81-82 dhe në 83-84. Në verën e vitit ’85 ai kthehet pas huazimit nga Torino, por Presidenti Pellegrini e telefonon për t’i thënë se kishte vendosur që ta transferonte përsëri, kësaj rradhe tek Juventus. Serena e ndërpreu menjëherë dhe kërkoi që ta shtynin diskutimin për të ardhmen e tij në një moment tjetër, pasi duhet të shkonte në San Siro për të parë koncertin e Bruce Springsteen.

Pas shfaqjes së “Bossit”, transferimin tek Juventus e merr seriozisht dhe qëndron për dy vjet. Pastaj në 1987 vjen kthimi i rradhës. Mesa duket është hera e duhur. Luan katër sezone tek Inter, duke fituar 1 Scudetto si golashënuesi më i mirë në Serie A, 1 Superkupë Italiane dhe 1 Kupë Uefa. Por emri i tij lidhet gjithashtu edhe me një Derby të rëndësishëm. Është data 11 Dhjetor 1988 dhe Milani i Sacchi-t, kampion i Italisë, është duke dominuar, ndërsa Interi i cili është në krye të renditjes, duket sikur po vuan. Pas disa pritjeve të shkëlqyera të Zenga-s, Bergomi kroson në mes dhe Serena fluturon si engjëll në largësinë e pikës së penalltisë: topi në trekëndësh dhe 1-0.

Pas kësaj fitoreje, Interi nuk do të ndalet më dhe do të fitojë Scudetton nr. 13, pikërisht Scudetton e rekordeve. Në të njëjtin vit ai gjithashtu la shenjën e tij në finalen e Superkupës së Italisë kundër Sampdorias. Serena do të mbahet mend si i pari (dhe të vetmit së bashku me të Cristian Vieri-n), që kanë luajtur derbin e Milanos dhe Torinos, me të katër ekipet. Por më të mirën e tij e ka dhënë pikërisht me fanellën e Interit

Aldo Serena (Montebelluna, 25 qershor 1960) bëri debutimin e tij në Serie A në moshën 18 vjeçare me Interin në sezonin e 78-79. Pas huazimeve tek Como dhe Bari, kthehet në Milano dhe në vitin 1982 fiton Kupën e Italisë. Sezonin e ardhshëm luan në Serinë B me e Milanin për t’u rikthyer përsëri tek Inter në sezonin 83-84. Pasi vesh fanellat e Torinos dhe Juventusit, kthehet sërish tek Inter. Në katër vjet, nga 1987 në 1991, luan 114 ndeshje duke shënuar 45 gola dhe fiton 1 Scudetto, 1 Superkupë Italiane dhe 1 Kupë Uefa. Në fund, mbyll karrierën e tij tek Milani. Me ekipin kombëtar ai merr pjesë në Kampionatin Botëror të ’86 dhe ’90 si dhe Olimpiadën e vitit 1984.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.