Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | July 18, 2019

Scroll to top

Top

47 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

110Inter – Nje gol shume special

110Inter – Nje gol shume special
Inter Club Staff

Ti shenosh Juventusit, ka gjithmone nje domethenie speciale per kedo qe vesh fanellen zikalter, sidomos per dike qe eshte mbrojtes qendre, dhe gjithsej vetem 5 here ka shenuar me fanellen zikalter ne dy sezone. Por ne mbremjen e 4 shkurtit 2004, Daniele Adani u shnderrua ne nje sulmues te pameshirshem; Interi eshte duke humbur 2-1 ne ndeshjen e kthimit te gjysmefinales se Kupes se Italise dhe i duhet te pakten nje gol per te cuar ndeshjen ne shtese. Ne perpjekjen e fundit te deshperuar, ne minuten e 94, portieri kundershtar grushton nje gjuajtje te Emre dhe Adani qe ndodhet ne vendin e duhur, percjell topin ne rrjete nga pak metra largesi.

Nderkohe qe stadiumi shperthen nga gezimi, Adani tregon nje bluze ku shkruhet “Francesco, kthehu”. Eshte nje mesazh i drejtuar nje djali 15 vjecar nga provinca e Breshias, i zhdukur 5 dite me perpara. Francesco eshte tifoz interist dhe babai i tij, ne ato dite kerkoi ndihmen e lojtareve zikalter, duke shpresuar qe zeri i idhujve te tij do e kthente ne shtepi. Adani, qe tek Breshia kishte luajtur 5 sezone, kujdeset per kete ceshtje dhe i dedikon golin djalit, duke e nxjerre kete fushate ne qender te vemendjes, ashtu sic bene jashte fushe edhe Bobo Vieri e Roberto Baggio.

“Jam shume i lumtur per Francescon dhe familjen e tij, miqte dhe shoket e shkolles. Kur gjithcka te jete ne rregull, ne do jemi duke e pritur ate ne Appiano per nje feste te bukur.”

Interi u eleminua me penallti, por fitorja me e bukur erdhi dy dite me pas. Francesco u gjet ne nje stacion ne Genova, me nje shall zikalter ne qafe, i uritur dhe i ftohur por i shendetshem dhe i sigurt. “Kuptova qe kisha gabuar kur pashe apelin e prinderve ne TV”- tha Francesco. “Sapo gjerat te rregullohen, e presim ketu ne Appiano”- pergjigjet ne distance Lele. Goli i tij, ate nate, vlente me shume se nje finale.

Daniele Adani (Corregio 20 korrik 1974), transferohet tek Inter ne vitin 2002, me parametra zero nga Fiorentina. Ne dy sezone me zikalterit koleksionon 45 prezenca dhe 5 gola. Gjate karrieres se tij gjithashtu ka veshur edhe fanellat e Modenas, Breshias, Askolit dhe Empolit. Aktualisht eshte komentator sportiv ne rrjetin Sky.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.