Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

98 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

110Inter – Nje gol unik

110Inter – Nje gol unik
Inter Club Staff

Të shënosh golin vendimtar për Scudetton, në vitin në të cilin Milan bie për herë të parë
në Serie B. E nëse e bën këtë, hyn direkt, jo vetëm në historinë e Interit, por mbi të gjitha në zemrat e të gjithë tifozëve zikaltër. Por Roberto Mozzini, do ta kujtojë këtë moment akoma me më shumë kënaqësi sepse goli i barazimit 2-2 ndaj Romës në vitin 1980, do të mbetet përfundimisht goli i tij i vetëm më fanellën zikaltër. Mozzini, si mbrojtës qëndror që ishte, për detyrë kishte vetëm të evitonte golat në portën e tij, ndërsa në vitin e Scudettos së dymbëdhjetë, formon një dyshe në qendrën e mbrojtjes me Graziano Bini.

Gjatë kampionatit, Inter kishte mundur Juven me rezultatin 4-0 por ndeshja vendimtare ishte ajo e 27 prillit kundër Romës në një “San Siro” të ezauruar plotësisht; mjafton vetëm një barazim, por verdhekuqtë janë në avantazh 2-1. Mozzini, i cili rrallë e kalonte mesin e fushës, vite më vonë do e tregonte kështu atë gol që ndryshoi historinë.

“I thashë vetes se duhet të shkoja dhe unë përpara. Topi u kthye në hyrje të zonës dhe më doli përpara nga krahu i këmbës së djathtë. Unë, që jam mëngjarash, të djathtën e përdor vetëm për të ngjitur shkallët por e shkunda njëherë të djathtën dhe topi përfundoi në rrjetë’ ishte një mrekulli “.

Ky gol bëri që të shpërthejë San Siro dhe gjithë Milano zikaltër. Kishte vetëm lot ama për Milanon kuqezi. Në fund të sezonit, Milan do të binte në serinë B në tavolinë për shkak të skandalit të basteve sportive. Ndërkohë, Mozzini do të qëndronte tek Interi edhe në sezonin e ardhshëm dhe të marrë pjesë në një udhëtimin të mrekullueshëm të Interit në Ligën e Kampionëve, të cilët u eleminuan në gjysmëfinale, por dolën me kokën lart nga sfidat me Realin e Madridit. Ndërkohë kampionatin atë vit, zikaltërit e mbyllën në vend të katërt dhe në fund të sezonit, heroi i Scudettos nr. 12, lë Milanon për të shkuar tek Bologna, ekipi i fundit i tij në nivele të larta.

Roberto Mozzini, i lindur në vitin 1951, ishte një mbrojtës qendre. Pas 8 sezonesh tek Torino, me të cilën fitoi Scudetton në vitin 1976, u transferua tek Interi në vitin 1979. Me zikaltërit, në dy sezone zhvillon 40 ndeshje dhe shënon vetëm një gol, vendimtar për Scudetton e vitit 1980. Vitin pasardhës arrin në Gjysmëfinalen e Kupës së Kampionëve, përpara se të largohet nga Interi për tek Bolonja. Ai e përfundoi karrierën e tij si futbollist në skuadra të kategorive të ulëta si Fano dhe Rondinella. Mozzini gjithashtu numëron 6 paraqitje me Kombëtaren dhe 1 me Under 21 vjeçarët.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.