Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

203 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110Inter – Njeriu me valixhe

#110Inter – Njeriu me valixhe
Inter Club Staff

Valixhen, ne me shume se njezet vite karriere, me shume mundesi, nuk e ka zbrazur asnjehere. Gjithmone gati per nje aventure te re, ne kerkim te stimujve te ndruyshem qe mund te motivonin ate sa me shume. France, Itali, Gjermani, Angli, Shtetet e Bashkuara: pese kampionate shume te larget per sa i perket kultures dhe ambjentit, por te gjithe kane nje te perbashket: fatin e madh qe ai francezi qe kishte me shumice dribbling, fantazi dhe teknike, ka luajtur ne to.

Youri Djorkaeff vjen tek Interi ne 1996 nga Paris Saint Germanin per tete miliard lira. Ne kryeqytetin francez ka treguar tashme talentin e tij qe nuk kaloi pa u vene re nga njeriu qe disa faqe te rendesishme te historise zikalter i ka shkruar i vetem: Sandro Mazzola. Keshtu, Moratti zgjedh Yourin. Eshte koha per te sistemuar gjerat e fundit dhe njeriu me valixhe eshte gati per te zbarkuar ne Milano. Sezoni i pare ishte per te ferkuar syte: 14 gola ne 33 ndeshje dhe disa perla qe vlejne ar, shume me shume nga cfare mund te kushtonte nje bilete. Ashtu si rrafishata ne figurinat e Paninit te 5 janarit 1997 qe gjunjezon Romen ne San Siro: nje gjest teknik qe ngre ne kembe ‘Scalan’ e futbollit dhe qe ben madje edhe arbitrin e ndeshjes, Graziano Cesari, ti shtrengoje doren pas atij goli.

Djorkaeff eshte i gjiti aty. Dhe sa shume qe eshte. Teknik dhe gjenialitet i nderthurur me instikt te paster. Ate qe ai transformon ne aksion eshte ajo qe personat normal kane veshtiresi thjesht ta mendojne. E ne momentin qe ai top hyri ne rrjete, ishte sikur te gjithe e kishin ndjere me pare. Nuk mund te shtohet asgje. Te shtosh gje do te thote te shkaterrosh nje veper arti kaq perfekte me fjale, sepse ajo vetem mund te shikohet, pare dhe ripare, pa folur, thjesht duke e shijuar. Bluza zikalter sa vjen e behet me e ngushte. Youri e ndjente. Mbase gjithmone e ka ditur se do te mbaronte keshtu. Prandaj ai asnjehere nuk e boshatiste valixhen. Shikimi perpara dhe rrugetimi i talentit pa kufinj vazhdon.

Youri Raffi Djorkaeff (Lyon, 9 mars 1968) vjen tek Interi nga Paris Saint Germain ne vitin 1996 per pothuajse tete miliarde lira. Me bluzen zikalter luan 87 ndeshje dhe shenon 30 gola. Ngre ne qiell nje Kupe Uefa ne sezonin 1997-98. Vesh fanellen e kombetares franceze 82 here duke shenuar 28 gola. Shpallet kampion bote ne 1998 dhe kampion Europe ne 2000.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.