Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

71 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110Inter – Njeriu me zemren e madhe

#110Inter – Njeriu me zemren e madhe
Inter Club Staff

Në mesin e viteve ’80 dhe ’90, falë bujarisë së tij ai i ka dhënë aq shumë gëzime tifozëve zikaltër: solli në Milano lojtarë si Rummenigge, Matthaeus,Klinsmann dhe Brehme. Më shumë se njëzet vjet më vonë, bujaria e tij nuk ka shteruar akoma dhe ai vazhdon të japë buzëqeshje për ata që kanë nevojë më së shumti, edhe pse larg vëmendjes së publikut. Sepse Ernesto Pellegrini, president i Interit nga 1984 deri më 1995, përveçse një sipërmarrës i madh, ai është edhe njeri me zemër të madhe. Për këtë në 2014 ai hapinjë Restorant me emrin Ruben, për tu ardhur në shërbim njerëzve në nevojë.

Klientët, të cilët shkojnë deri në 400 persona çdo natë, janë njerëz me vështirësi mëdhaja ekonomike. Çmimi i një vakti pastash është vetëm 1 euro, simbolik, por bëhet fjalë për një restorant të vërtetë: mjedisi është i ngrohtë dhe mikpritës dhe njerëzit mund të zgjedhin atë që do hanë. Ernesto Pellegrini e shpjegoi vetë zgjedhjen për ti vënë restorantit emrin Ruben: “Rubeni është një person që ka punuar për tre breza për familjen time. Në një moment të vështirë ai u gjend i vetëm, i pastrehë e i papunë dhe unë, që në atë kohë isha vetëm 20 vjeç, atëherë nuk pata mundësi ta ndihmoja. Për këtë arsye, unë sot në kujtim të tij, dua të ndihmoj, ata që gjenden në vështirësi “.

“Kjo e imja, është historia e një djali fermer, i cili duke vënë në përdorim talentet që më i dhënë Zoti, është afirmuar, e ka arritur qëllime të rëndësishme sic është Presidenca e Interit si dhe donte të linte në Milanon e tij, një shenjë solidaritet për më të pafatët”

Ernesto Pellegrini nuk u tërhoq asnjëherë, madje edhe kur ishte president i Interit. Në 1984, sapo erdhi në krye të klubit, i dhuroi popullit interist sulmuesin gjerman Karl-Heinz Rummenigge, dy herë fitues i Topit të Artë. Ditët e para si president nuk ishin të lehta: në Itali ishin vitet e Napolit të Maradonës dhe Milanit të Holandezëve. Por pas disa sezoneve studimi, triumfët s’do të vonojnë: Scudetto i rekordeve i vitit 1989, 1 Superkupë Italiane, dhe 2 Kupa Uefa: në 1991 dhe 1994. Disa muaj pas triumfit të fundit, Pellegrini e shet klubin tek Massimo Moratti. Historia dihet, mbaron një epokë dhe nis një tjetër.

Ernesto Pellegrini, i lindur në vitin 1940, është një sipërmarrës italian, aktiv në këtë sektorin e restornateve. Ai ishte president i Interit nga viti 1984 deri në 1995. Gjatë drejtimit të klubit nga ana e tij, Interi fitoi një Scudetto, një Superkupë Italiane dhe dy Kupa Uefa. Në dhjetor 2013 themeloi Fondacionin Ernesto Pellegrini ONLUS qëllimi i të cilit është të ndihmojë njerëzit në vështirësi ekonomike dhe sociale. Projekti i parë i fondacionit ishte restoranti Ruben për njerëzit në vështirësi ekonomike, i cili u hap në vitin 2014.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.