Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

76 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110Inter – O Fenomeno!

#110Inter – O Fenomeno!
Inter Club Staff

Më 25 korrik 1997 nuk luhej asnjë ndeshje, por qindra tifozë zikaltër pushtuan qëndrën e Milanos. Në ballkonin e zyrave të Interit do të shfaqej një sulmues brazilian, i cili sapo ishte blerë nga Barcelona për 51 miliardë lireta. E quanin “Fenomeni” dhe nuk e ekzagjeronin aspak; Luis Nazario da Lima, ishte në atë moment lojtari më i mirë në Botë. Impakti i tij në Serinë A, ishte në të njëjtën linjë me pseudonimin që mbante, fenomenal.

Dukej tamam sikur në kampionatin italian kishte zbarkuar një jashtokësor, i aftë për të ndezur ndeshjet dhe për ti çuar në një ritëm të papërballueshëm nga kundërshtarët e tij. San Siro u dashurua shumë shpejt me veprimet që bënte në fushë të cilat shkonin në kufirin e surreales, me galopimet e tij me topin ngjitur pas këmbëve dhe me driblimet e tij të mahnitshme. Sa herë që Ronaldo prekte topin, publiku psherëtinte i mrekulluar e shpërthente në festë pas çdo goli të tij. Curva Nord këndonte “Fenomenin e kemi ne” dhe Ronie, në janar të vitit 1998, ngre përpara publikut zikaltër Topin e tij të Artë. Edhe avokati Peppino Prisco, që në jetën e tij ka parë shumë yje futbolli, do të shprehej i mahnitur:

“U kërkoj falje prindërve të mi, por në mes të fotos së atyre të dyve, do mbaj gjithmonë foton e Ronaldos”.

Duke pasur parasysh popullaritetin e tij, Ronie me shumë lehtësi mund të kandidonte në zgjedhjet administrative të Milanos dhe dikush thoshte me të qeshur nën zë, se edhe mund ti fitonte. Të shikoje Ronin të luante, ishte një spektakël më vete, dhe gati gati jo vetëm për tifozët e Interit, sepse ndodhte shpesh që në stadium të shihje mjaft tifozë milanistë kur luante Interi. Kupa Uefa e vitit 1998, ishte momenti kur bota u bind edhe më shumë, se kush ishte pa dyshim lojtari më i mirë në qarkullim. Dëmtimet e rënda, një Scudetto i humbur në javën e fundit, vazhdimi i karrierës me fanella të ekipeve të tjera; asgjë nuk do arrijë të shuajë emocionet e atyre 5 viteve kur ndiheshim të gjithë si ata fëmijët që e përqafonin të lumturuar në atë ndeshje miqësore ndaj Manchester United, në paraqitjen e parë me fanellën zikaltër.

Ronaldo Luís Nazario de Lima (Rio de Janeiro, 18 shtator 1976) erdhi tek Inter nga Barcelona në vitin 1997, ku zikaltërit paguan klauzolën e prishjes së kontratës së tij prej 51 miliardë liretash. Ai luajti për 5 sezone me Interin, duke koleksionuar në total 99 paraqitje dhe duke shënuar 59 gola, ndërkohë që për disa ndeshje ka mbajtur dhe shiritin e kapitenit. Fitoi Kupën Uefa në vitin 1998 madje duke shënuar dhe golin final të 3-0. Ai gjithashtu ka veshur në karrierën e tij, fanellat e Cruzeiro, Psv Eindhoven, Real Madrid, Milan dhe Korinthias.
I konsideruar si një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, ai fitoi 2 Topa të Artë në vitet 1997 dhe 2002, ai dhe 2 Kampionate Botërore me Brazilin (1994 dhe 2002). Me kombëtaren braziliane ka koleksionuar 98 ndeshje dhe ka shënuar 62 gola.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.