Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

67 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110Inter – Paul Ince, The Governor (Guvernatori)

#110Inter – Paul Ince, The Governor (Guvernatori)
Inter Club Staff

Është një temë delikate, brenda dhe jashtë futbollit, dhe është një e keqe që akoma nuk është çrrënjosur. Një prej lojtarëve të parë që i është dashur të përballet me racizmin ka qënë Paul Ince. Nuk ishte një lojtar i zakonshëm: grintë, teknikë dhe forcë atletike. Ishte një lojtar i kompletuar me një personalitet të fortë, aq të fortë sa për të fituar nofkën ‘Guvernatori’.

Ka qënë lojtari i parë me ngjyrë që është nominuar si kapiten i Anglisë. Por edhe ai ishte viktimë e asaj injorancës raciste me të cilën është e sëmurë akoma një pjesë e tifozëve italianë. Ishte sezoni 95-96, Interi luante në Cremona dhe pas një pëprlasje me portierin Turci, tifozët kuqebardhë fillojnë duke e thirrur me fyerje të çdo lloji, me të vetmin protagonist, ngjyrën e lëkurës së tij. Për t’iu përgjigjur, Ince filloi duke duartrokitur në mënyrë ironike drejt tifozëve kundërshtarë, duke u ndëshkuar pastaj nga arbitri.

“Provova një eksperiencë të hidhur, për fat pastaj erdhën e më kërkuan falje”.

Tek Interi luajti vetëm dy vite, pa trofe dhe me një Kupë UEFA që iku nga duart pas penalltive me Schalken në finale. Por në verën e 1997 vendos të kthehet në Angli për shkak të gruas, duke humbur kështu mundësinë për të luajtur me Ronaldon. Me anglezin akoma në mesfushë ndoshta në vitet në vijim gjërat për zikaltërit do të kishin shkuar ndryshe, siç ka thënë edhe vet Moratti. Në vitin 2000 presidenti deklaronte: “Më mungon Ince. Një lojtar, por mbi të gjitha një njeri i madh. Nuk simulonte kurrë, kujtoj që qortonte shokët kur bënin skena”. Nuk u kthye, por tifozët e Interit nuk e harrojnë kurrë grintën dhe personalitetin e Guvernatorit.

Paul Ince ka qënë një lojtar anglez me rol mesfushor. I lindur në 1967 ka debutuar ne futbollin profesionist me fanellën e West Ham në 1985. Pastaj, pas 4 sezonesh, u transferua te Manchester United me të cilët ka fituar dy kampionate angleze dhe dy kupa të Anglisë. Moratti e transferoj te Interi në verën e 1995. Në dy sezone me Interin ka luajtur 73 ndeshje duke shënuar 13 gola. Më vonë ka luajtur edhe me Liverpoolin dhe Middlesbrough. Ka qënë kapiten i Anglisë me te cilët ka zhvilluar 54 ndeshje.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.